Evropa fillon trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët amerikanë F-16

Evropa fillon trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët amerikanë F-16

Avionë F-16

Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian që po mbahet sot në Bruksel, u konfirmua se ka filluar trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e aeroplanëve luftarakë amerikanë, F-16. Disa vende evropiane kishin shprehur gatishmërinë që të pranonin kërkesën e bërë para disa mujsh nga presidenti ukrainas Zelensky për t’u pajisur me avionë F-16, por ishte ngurrimi i presidentit amerikan, Joe Biden që nuk e lejonte këtë. Kjo pengesë u tejkalua javën e kaluar, gjatë takimit të nivelit të lartë të shtatë vendeve më të pasura të botës në Japoni, ku presidenti Biden dha dritën e gjelbërt për këtë çështje.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën se trajnimi i pilotëve ukrainas me avionë luftarakë F-16 ka filluar në disa vende evropiane.

Ai konfirmoi para takimit të ministrave evropianë të mbrojtjes se është i lumtur që “më në fund ka filluar trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët luftarakë amerikanë F-16.

“Gjithmonë është e njëjta gjë, diskutojmë, në fillim të gjithë hezitojnë dhe në fund, ashtu si me tanket Leopard, edhe me avionët F-16, vjen vendimi për ta dhënë këtë mbështetje ushtarake, sepse është absolutisht e nevojshme që Ukraina të vazhdojë të mbrohet”, tha zoti Borell.

Ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren u shpreh e kënaqur që Shtetet e Bashkuara ranë dakord për të lejuar pilotët ukrainas të trajnohen për avionët luftarak F-16, që janë prodhim amerikan.

“Kjo do të thotë se ne mund të vazhdojmë dhe gjithashtu të përfundojmë planet që po bëjmë me Danimarkën dhe aleatët e tjerë për të filluar trajnimet. Ky është hapi i parë, pasi fillimisht duhet të kesh pilotë që të fluturojnë me këta avionë. Hapi tjetër do të ishte të gjesh avionët. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me aleatët tanë dhe me vendet që mund të kenë avionët F-16 për hapin e radhës, por kjo është në fazën tjetër”, tha zonja Ollongren.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë takimit të nivelit të lartë të shtatë shteteve më të zhvilluara të botës, që u mbajt javën e kaluar në Hiroshima të Japonisë, se SHBA-ja do t'i bashkohet koalicionit të shteteve që janë të gatshme t’i trajnojnë dhe t’iu japin ukrainasve avionë luftarakë F-16.

Miratimi nga presidenti amerikan erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaloi muaj duke ushtruar presion ndaj Perëndimit për t'i pajisur forcat e tij me avionë të prodhuar nga Amerika, ndërsa ai përpiqet të zmbrapsë forcat ruse që nisën sulmin në Ukrainë para 15-muajsh./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas