Evropa kërkon të forcojë mbrojtjen, e pavarur nga SHBA

Evropa kërkon të forcojë mbrojtjen, e pavarur nga SHBA

Macron dhe Merkel

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së  do të zhvillojnë një telekonferencë të enjten dhe të premten mbi aftësitë e përbashkëta të mbrojtjes pas Brexit dhe pas Trump për ta kthyer BE-në në një fuqi ushtarake të pavarur.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ndalë retorikën  konfrontuese të presidentit Trump, por nuk do të ndryshojë mesazhin themelor të SHBA-së, që Evropa ka nevojë të kontribuojë më shumë në mbrojtje.

"Ne nuk jemi në status quo-në e vjetër, ku mund të pretendojmë se presidenca e Donald Trump nuk ka ekzistuar kurrë dhe bota do të jetë e njëjtë si katër vjet më parë," tha një diplomat francez.

Ndërkohë që një zyrtar tjetër tha se fitorja e Biden ishte "një thirrje për Evropën për të vazhduar ndërtimin e një mbrojtje të përbashkët, për të qenë një aleat i dobishëm dhe i fortë, për aleancën e NATO-s".

BE ka punuar që nga dhjetori 2017 për të forcuar në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara forcat ushtarake dhe përpjekja është drejtuar kryesisht nga Franca, fuqia  më e madhe ushtarake e BE-së pas Brexit.

Trump ishte haptas armiqësor me NATO-n, duke kritikuar në mënyrë të vazhdueshme vendet evropiane për shpenzime të pakta në mbrojtje dhe duke i përshkruar aleatët që shpenzojnë më pak se 2% të prodhimit kombëtar si "delikuent".

Diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell tha në fund të javës së kaluar se BE ka nevojë të "praktikojë gjuhën e pushtetit, jo vetëm ta flasë atë".

Ndërsa BE do të përcaktojë 8 miliardë euro nga viti i ardhshëm për një fond të zhvillimit të armëve, megjithatë i duhet më shumë se një dekadë për të siguruar pavarësinë nga SHBA.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën