Evropa kundër Rusisë, ja çfarë
vendosën 28 shefat e BE-së

Evropa kundër Rusisë, ja çfarë<br />vendosën 28 shefat e BE-së
Lindorët e Bashkimit Europian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm deri më 31 janar të vitit 2018.
 
Të 28 shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dy ditor në Bruksel pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Miskut.
 
Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë dhe Francës, në Minsk, në vitin 2015 në përpjekje për ndaljen e luftimeve.
 
Sanksionet në shënjestër të të cilave janë pikërisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës.

Pakoja e sanksioneve është ripërtërirë çdo 6 muaj.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve