Pjesa më e madhe e Evropës perëndimore po përballet me temperaturat më të larta të vitit, të cilat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius në disa qytete. 

Kryeqyetet europiane, të cilat janë destinacione nga shumë turistë të huaj janë përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan. Specialistët kanë paralajmëruar qytetarët dhe turistët të mos shëtisin në orët e pikut, të shfrytëzojnë zonat me ajër të kondicionuar si dhe shatërvanët për të sfiduar temperaturat e larta. 

Ata thanë se erërat e ajrit të nxehtë nga shkretërira e Saharasë drejt Evropës ishin përgjegjëse për motin e thatë që ka prekur Gjermaninë, Francën, Spanjën, Hollandën dhe shumë vende të tjera. 

Meteorologët në Belgjikë thanë se pas një korriku jashtëzakonisht të ngrohtë, belgët mund të preken nga ditët më të nxehta të vitit deri më tani, pasi temperaturat kanë kaluar mbi 30 gradë Celsius. 

Ditën e premte barometri shënoi 38,8 gradë Celsius në Bruksel, e cila ishte një rekord që prej vitit 1947. Në Paris, qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në brigjet e lumit Seine, në një plazh të vogël e cila është destinacioni për parizienët që nuk largohen nga kryeqyteti.

Instituti meteorologjik tha se temperaturat më të ulëta nën 30 gradë priten nga dita e ejnte dhe se njerëzit duhet të marrin masa standarde duke përfshirë ujë të pijshëm për tu hidratizuar.


Gjithashtu i nxehti afrikan ka prekur edhe Italinë, ku në jug të saj janë lëshuar paralajmërime alarmi. Ndërsa në Berlin, gjermanët i gëzohen kësaj vere me temperatura në nivele të tilla.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)