Evropa Lindore kërcënon: Do 
të mbyllim kufijtë për refugjatët

Evropa Lindore kërcënon: Do <br />të mbyllim kufijtë për refugjatët
Bullgaria, Serbia dhe Rumania janë bërë së bashku kundër politikës së emigrantëve që po përdor Gjermania dhe Austria. Vendet e Evropës Lindore kanë kërcënuar Gjermaninë se nwse do të mbyllë kufirin nëse vazhdon situata e bllokimit të refugjatëve në vendet në ballkanit.

Agjencia e lajmeve “Channelnewsasia” raporton se pas takimit me homologët e tij Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se 3 vende nuk mund të mbajnë gjithë peshën e refugjatëve që vijnë në vendet e Azisë.

"Vetëm tre vende, nuk mund të përballojnë fluksin e emigrantëve që vijnë nga vendet e Azisë. Gjermania dhe Austria mbyll kufirin e tyre duke bllokuar refugjatët në vendet tona. Nëse nuk arrihet një marrëveshje ne do të jetë gati për të mbyllur kufijtë", u shpreh Borisov.

Edhe kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta ka reaguar për situatën duke theksuar se vendi i tij ka treguar solidaritet por situata pa bashkëpunim është e papërballueshme.
 
"Ne kemi kryer obligimet tona, kemi treguar solidaritet me të gjithë Evropën. Përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm me disa vende. Pa bashkëpunim ne do të marrim një vendim për të mbyllur kufijtë” përfundoi Ponta.

Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit