Kontinenti europian pritet të përfshihet në një tjetër valë të nxehti ndërkohë që parashikuesit e motit thonë se rekordi do të thyhet këto ditë.
Bëhet fjalë për një rekord të shënuar në Athinë në korrik të vitit të 1977, kur termometri arriti në 48 gradë Celsius. Sipas BBC, temperaturat në disa zona të Spanjës dhe Portugalisë pritet të shkojnë në 47 gradë ditën e premte dhe të shtunë.
Portugalia ka si temperaturë rekord atë prej 47.4 gradë Celsius që nga viti 2003 ndërsa Spanja 47.3 gradë Celsius e vendosur në korrikun e vitit të shkaur. I nxehti pritet të përfshijë Italinë, Britaninë e Madhe por edhe pjesë të tjera të kontinentit. Në të gjitha shtetet europiane pritet të variojnë temperaturat në 25-30 gradë Celsius. Në Suedi, maja më e lartë po shkrin me disa centimetra në ditë. Lumi Elbë ka rënë në nivele shumë të ulëta. Vera ka sjellë vështirësi birraritë gjermane të cilat kanë mbetur pa shishe.
Vazhdoni me kapitalizmin e dhjere, se mire e keni. Po na digjni te gjalle si cjeper ne hell. E vetem kur te marre fund gjithshka, atehere do te kujtoheni se ç'fare ju paskan punuar o gomere... Por do te jete teper, teper vone...
Përgjigju