Evropa nën masa të rrepta sigurie
gjatë festave të fundvitit

Evropa nën masa të rrepta sigurie<br />gjatë festave të fundvitit
Frika nga sulme të mundshme terroriste ka bërë që në të gjitha shtetet evropiane të rriten masat e sigurisë publike.

Vetëm në francë janë aktivizuar 91 mijë policë dhe ushtarë për të ruajtur sigurinë në vendet publike ku pritet grumbullim i njerëzve, duke përfshirë edhe kishat e panairet.

Ndërkohë, Vatikani nuk lejon asnjë makinë të afrohet qendrës së qytetit dhe policia është pajisur me armë speciale.

Në Belgjik gjithashtu janë rritur masat e sigurisë pasi ky vend ka qenë një objektiv i vazhdueshëm për sulme terroriste, ndërsa në Angli, si pasoj e frikës nga një sulm i mundshëm terrorist,
gjatë ndërrimit të turneve të policisë disa rrugë qëndrojnë të mbyllura.

Një listë e publikuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, ka bërë që masat e sigurisë publike të rriten jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA, ku gjatë ditës së djeshme, autoritetet federale lajmëruan rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste gjatë festave të fundvitit

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni