BERLIN - Të paktën 30 veta kanë humbur jetën në Evropë si pasojë e motit të keq. Evropa  juglindore po përjeton reshjet më të mëdha që mbahen mend ndonjëherë ku parashikohet që temperaturat të bien nën – 15 gradë Celsius.

Meterologët parashikojnë se gjatë gjithë javës në kontinentin evropian do të vazhdojnë ende hyrje të rrymave  të ftohta nga Rusia dhe Siberia duke u futur deri në Qendër të Evropes.

Kontinenti do të karakterizohet nga temperatura të ashpra dhe në 24 orët e ardhshme, një nga frontet e ftohta siberike do të kalojë edhe në Itali për të përshkuar më pas pjesën jugore dhe lindore të Mesdheut, duke u shoqëruar me shi dhe stuhi mes Greqisë, Turqisë perëndimore dhe reshje të reja dëbore në Ballkanin Jugor.

Në të njejtat kushte me vranësira dhe reshje dëbore do të jetë edhe verilindja e kontinentit, në pjesën jugore të Finlandës, në Biellorusi, Ukrahinë ku temperaturat do të bien nën – 15 gradë Celsius.

Si pasojë e motit të keq të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Evropë. Në Ceki shtatë persona humbën jetën si pasojë e hipotermisë. Viktima dhe në Serbi, Mal të Zi, Kroaci. Gricat dhe reshjet e shumta kanë bërë që shumë rrugë dhe aeroporte në Evropë të bllokohen.

Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)