Djemtë kuqezinj të drejtuar nga Irtan Sejko patën për një përballje tejet të vështirë kundër Francës pas kualifikimit nga grupi. Gjelat pretendentë për trofeun morën epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë, por Shqipëria barazoi në të dytën me Rrapën dhe Reçin. Për të përcaktuar fituesin u desh goditja e penalltive ku kuqezinjtë u treguan më të saktë.

Në 1/8 Shqipëria do të ketë një duel tejet të zjarrtë kundër Serbisë. Sfida do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit në orën 18:45, ndërsa aktiviteti është parahsikuar të mbyllet të dielën.