TIRANË - Kampionati Evropian i Mundjes për të rritur ka nisur me shpërndarjen e medaljeve të para, teksa aktiviteti që po zhvillohet në Tiranë është karakterizuar nga dominimi i sportistëve që garojnë nën siglën e Federatës Botërore.
Dje, dy medalje të arta u fituan në kategoritë 55 kg dhe 63 kg nga rusi Emin Sefershaev dhe Sergey Emelin, duke konfirmuar nivelin e lartë të këtij grupi sportistësh. Një tjetër medalje e artë shkoi për armenin Malkhas Amojan, i cili triumfoi në finale ndaj Zoidze falë avantazhit teknik, pas barazimit 1-1.
Në peshën deri në 87 kilogramë, danezi Turpal Bisultanov siguroi medaljen e artë pas një fitores kundër bullgarit Novikov.
Ndërkohë, kampioni turk Riza Kayaalp dominoi në finalen e tij, duke mposhtur hungarezin Vitek me rezultatin 7-1 dhe duke rrëmbyer medaljen e artë të fundit të ditës së dytë.
Garat do të vijojnë sot me finalet e stilit greko-romak në kategoritë 60, 67, 72, 82 dhe 97 kilogramë, për t’i hapur më pas rrugë garave në mundjen për femra dhe stilin e lirë.
Ky edicion i Kampionatit Evropian të Mundjes do të mbyllet më 26 prill, duke sjellë në Tiranë elitën e mundjes evropiane.
Komente











