Exit-poll, Greqi:Askush s'krijon
dot qeveri, Agimi i Artë 6-8%

Exit-poll, Greqi:Askush s'krijon <br />dot qeveri, Agimi i Artë 6-8%
ORA 18:00 Dalin rezultatet exit-poll

Është mbyllur votimi në Greqi, ndërkohë që në orën 18:00 me orën tonë ka dalë edhe rezultati i parë exit-poll, i cili duhet marrë me rezerva, në orët e mbrëmjes do shpallen rezultatet e para paraprake të dala nga numërimi real i votave.

Rezultatet exit-poll të orës 18.00 nxjerrin Demokracinë e Re si forcë të parë me 17-20% të votave, të majtët e Syriza 15.5-18.5%, PASOK 14-17%, komunistët 7.5-9.5% dhe neofashistët e Agimit të Artë hyjnë në parlament me 6-8%.

Ndërkohë që exit-poll i parë ende nuk jep rezultate ku mund të bazohesh, ajo që bie në sy është se dy partitë e mëdha tradicionale, PASOK dhe Demokracia e Re, të marra së bashku nuk arrijnë dot 40% të votave, kjo e bën krejt të paqartë formulën e re që do krijojë qeverinë e ardhshme greke.

Dy partitë kryesore, pak minuta para shpalljes së rezultateve exit-poll kanë mbledhur me urgjencë kryesitë e tyre. Figurat drejtuese të PASOK kanë anulluar gjithë daljet televizive dhe i janë drejtuar selissë së partisë të thirrur nga kryetari Venizelos.



ATHINE
- 9.8 milionë grekë janë thirrur sot në votime në një process ku marrin pjesë 32 parti politike që garojnë.Qendrat e votimit u hapën në ora 7 00 dhe do të mbyllen në orën 19 00.
9 milionë 850 mijë e 802 kanë të drejtën e votës, për të zgjedhur mes 32 partive politike, që garojnë në këto zgjedhje. Faktorë përcaktues të rezultatit të votimeve, pritet të jenë abstenuesit, të rinjtë që votojnë për herë të parë (359 959), gratë (5 079 425), pensionistët si dhe zonat e mëdha si Athina, ku votojnë 1 410 493 persona ose thuajse 1/5 e elektoratit.

Qytetarët grekë janë më të paqartë se kurrë për atë se kujt duhet t’ia besojnë të ardhmen e tyre dhe askush deri sot nuk ka parashikuar dot një rezultat, sadopak të përafërt. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19 00 do të publikohen exit poll-et, që krijojnë një ide për orientimin e votës, ndërsa rreth mesnatës, mund të fillojnë të dalin rezultatet e para zyrtare.

VENIZELOS: SOT VENDOSNI MOS SHFRYNI KUNDËR POLITIKËS

Që prej orës 7 të mëngjësit grekët janë duke votuar në një proces që cilësohet si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit.
Kryeministri grek Lukas Papademos tha se Greqia do të ketë një qeveri pas zgjedhjeve të sotme.
. "Gjithkush ka peshën e votës në zgjedhjet e sotme. Të gjithë do të vendosim se cfare kursi do marrë vendi për dekadat e ardhshme” - tha ai.
Ndërsa votoi në Selanik udheheqësi i PASOK Evangelos Venizelos kujtoi votuesit se Greqia nuk ka dy raunde zgjedhjesh për të vendosur, një për të shfryrë dhe tjetrën për të vendosur qeverinë e ardhshme.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga rënia e diktaturës ushtarake në vitin 1074” u shpreh lideri i PASOK.
"Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë kursin tonë," tha ai.

Lideri i Demokracisë së Re Antonis Samaras votoi në vendlindjen e tij në Peloponez. Ai u shpreh ndërsa votonte se grekët votojnë sot “për të ardhmen e fëmijëve të tyre” . Ai shtoi se qytetarët grekë duan stabilitet, siguri dhe drejtësi

Kreu i Partisë Komuniste Aleka Papariga paralajmëroi votuesit të mos bien në "kurthin" e dy partive kryesore, të cilët kanë do të ulin me shume pensionet dhe pagat.
Lideri i së majtës radikale Alexis Tsipra tha se grekët duhet që sot të japin një mesazh të fortë. “Grekqt t’i japin sot një mesazh të fortë Europës dhe të kthejnë një faqe të re duke lënë pas fuqitë katastrofike politike të së kaluarës”
PASOK dhe Demokracia e Re dy partite kryesore greke pritet të humbasin mbështetje të rëndësishme të votuesve në këto zgjedhje të cilët kundërshtojnë marrëveshjet e BE dhe FMN.
Cdo partie i nevojiten 36-38% e votave për të qënë në gjendje të formojnë qeverinë e re, pra cdo parti duhet të sigurojë më shumë se 151 vende  në parlamentin e ri me 300 deputetë.


“KATHIMERINI”: SOT PERCAKTOHET FATI I GREQISE NE EURO

Votuesit grekë të zemëruar prej krizë, frikës dhe pasigurisë janë thirrur sot në votimet e përgjithshme në një proces pas së cilit mund të rindizet kriza në Europë dhe të rinisin dyshimet për të ardhmen e vendit në Eurozonë. Kështu nis artikulli kryesor një analizë për zgjedhjet sot në shtetin helen në të përditshmen greke “Kathimerini”.

Zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që zhvillohen sot erdhën pas krizës së thellë të borxhit që përfshiu Greqinë në fund të vitit 2009. Ndihma që FMN i dha Greqisë e shpëtoi për momentin vendin nga falimentimi , por ai u zhyt në recension të thellë.
Por rreziku mbetet ende i hapur-vijon analizën e saj “Kathimerini”. Pasi Greqia po përjeton dekadën e krizës më të keqe që prej krijimit të saj dhe që mbetet ende e hapur rruga që mund të shtyjnë vendin drejt trazirave.

Votuesit grekë të goditur nga papunësia rekord dhe shkurtimet e ndjeshme të pagave priten të cojnë në parlamentin e ri grek një numër të paparë të partive të vogla, që bie ndesh ndërkohë me planin e kursimit. Por vota e grekëve sot pritet të dënojë dy partitë më të mëdha që sunduan Geqinë për dekada, Demokracinë e Re dhe PASOK.

Partitë e mëdha po përpiqen të bindin votuesit grekë se nëse nuk votojnë për ta ,vendi rrezikon të dalë nga euro. Por tashmë për grekët kjo ka pak rëndësi, të gjithë shprehen se ka ardhur koha për ndryshim dhe vendi duhet t’i thotë “ndal” vuajtjeve dhe skandaleve.

Mbetet ende e paqartë se kush do ta qeverisë Greqinë pas zgjedhjeve të sotme. Nuk dihet nëse do ketë një koalicion mes Demokracisë së Re dhe PASOKUT, koalicion ky i ripërtërirë në nëntor të vitit të kaluar që përfundoi me marrëveshjen e kredisë në vlerë 130 miliardë euro.
“Edhe nëse dy forcat kryesore politike arijnë mbështetjen për të qëndruar së bashku në pushtet, martesa e tyre mund të jetë shumë e dobët përballë zemërimit publik të akumuluar prej kohësh” shkruan Kathimerini.

Analistët grekë thonë se rreziku është shumë i lartë që pas zgjedhjeve nuk mund të ketë një koalicion të qëndrueshëm që të jetë I aftë të zbatoje shkurtimet e ardhshme buxhetore dhe të vijojë reformat e forta, tashmë të detyruara dhe të kushtëzuara për Greqinë.

Rreziku është gjithashtu po kaq i lartë se Europa do shkurtojë financimet nëse Greqia nuk arrin të përmbushë kushtet. Depresioni popullor mund të cojë në rënie të mëtejshme të të ardhurave në vend dhe e vetmja rrugë për Greqinë mbetet dalja nga euro.
Edhe pse shumica e grekëve-shkruan “Kathimerini” kundërshtojnë marrëveshjen e kursimit shumica e tyre dëshirojnë qëndrimin në euro dhe duket se i gjithë ky ngërc është në zemër të këtyre zgjedhjeve që zhvillohen sot.

Majtas udhëheq Koalicioni I Alexis Tsipras, partia e të cilit është një nga katër partitë që konkurrojnë për vendin e tretë dhe duket se ka shansin për të vepruar si lojtari kryesor i procesit të sotëm, por dhe si celësi kryesor i pikëpyetjes së madhe, nëse Greqia do qëndrojë ose jo në zonën euro.

"E diela do të vendosë nëse do të qëndrojmë në Evropë dhe në euro ... ose në qoftë se ne kemi dërguar vendin në rrugën e falimentimit dhe popullin e saj drejt varfërisë masive,» -shprehet udhëheqësi socialist Evangelos Venizelos.

Nga ana tjetër mbi gjithë palët është qëndrimi i rreptë i FMN Fondi Monetar dhe partnerëve të Eurozonës të cilat kanë bërë të qartë se kushdo që fiton zgjedhjet duhët të zbatojë masat shtrënguese në Greqi për të marrë ndihmën e nevojshme financiare.

Testi i paszgjedhjeve do të jetë shumë i shpejtë. Qeveria e re greke që në muajin e ardhshëm duhet të shkurtojnë 11 miliardë euro shpenzime shtesë për 2013 dhe 2014 në mënyrë që të përfitojnë ndihmën e shpëtimit dhe për të zbatuar planin e miratuar në parlament.

(KATHIMERINI, ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf