“Expo Milano 2015”, AULEDA, mes dy më të mirave në Konferencën Botërore të LEDA-ve

/ATSH-Harilla Koçi/.- Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, u vlerësua mes dy më të mirave në Konferencën Botërore  të ILS LEDA-ve që u zhvillua në Panairin Ndërkombëtar "Expo Milano 2015", që është çelur prej fillimit të muajit maj në qytetin e Milanos (Itali).
"Në këtë kuadër, konferenca botërore ku AULEDA mori pjesë, pati një sukses jashtëzakonisht të madh dhe më shumë se 30 agjenci të zhvillimit ekonomik lokal nga Shqipëria, Kolumbia, Republika Domenikane, El Salvadori, Libani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Argjentina, Ekuadori, Guatemala, Libani dhe Mozambiku, ndane përvojat e tyre në librin e 100 eksperiancave më të mira të agjencive të zhvillimit ekonomik lokal për një zhvillim të qëndrueshëm", tha për ATSH-në drejtoresha e AULEDA, Mirela Koçi. Në këtë kontekst, AULEDA fitoi 2 çertifikata vlerësimi në inovacion dhe eksperienca më të mira, mes të cilave një çmim i parë u dha për eksperiencën e krijuar në inovacionin në përdorimin e makinerisë së lëvizshme për prodhimin e vajit të ullirit dhe kontributin në përmirësimin e produktit, si dhe në krijimin e sipërmarrjes sociale të grave në Shqipëri.
Në fjalën e vet në këtë konferencë, ajo e vuri theksin tek partnenriteti  në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar i krijuar nga AULEDA, me synim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të gjelbër, rritjen e inovacionit në prodhim dhe në resurset njerëzore. Ajo prezantoi eksperiencat më të mira të agjencisë së zhvillimit ekonomik lokal AULEDA, duke përfshirë në mënyrë të veçantë projektet e financuara nga Komuniteti Evropian, IPATECH SMART INNO, për inovacionin, agroindustrinë dhe rritjen e kapaciteteve inovative të burimeve njerëzore dhe të strukturave laboratorike.
Këto eksperienca janë botuar edhe në librin e 100 eksperiencave inovative të LEDA-ve të Ballkanit Perëndimor, Ekuadorit, San Salvadorit, Kolumbisë, Senegalit, Kinës, Argjentinës, Sri Lankës, Libanit, Afrikës etj. Në këtë botim përcillet ideja qe territoret duhet të jenë atraktive në mënyrë që njerëzit t'i zgjedhin për të jetuar për shkak të dinamizmit të ekonomisë, cilësisë se shërbimeve, bukurive të mjedisit natyror, pasurive të kulturës dhe historisë, që ishte edhe një nga mesazhet që përcjell pavioni "Territore Atraktive për një Botë të Qëndrueshme" i cili është konceptuar si një kompleks me katër ndërtesa të thjeshta, të frymëzuara nga fshatrat antikë ruralë dhe është shndërruar në një pikë takimi për përvojat inovative me synim shkëmbimin e informacionit  dhe krijimin e lidhjeve të reja.
Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, është gjithashtu pjesëmarrëse me pavionin e vet në Panairin Botëror "EXPO Milano 2015", që është hapur në qytetin e Milanos (Itali) prej fillimit të muajit maj deri në muajin tetor dhe që është aktiviteti më i rëndësishëm ndërkombëtar në këtë fushë, që organizohet çdo 5 vjet.
Inovacioni, kerkimi shkencor dhe trasferimi i teknologjisë në fushën e prodhimit të produkteve agroushqimore, monitorimit dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe krijimin e sipërmarjeve sociale, ishin tematikat që u përcollën tek vizitoret e shumtë të këtij pavioni. Pjesëmarrja e AULEDA-s në këtë panair u realizua në kuadër të projektit SMART INNO, Programi IPA Adriatic Strategjik i Komunitetit Evropian, që po implementohet nga kjo agjenci në bashkepunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike.
AULEDA është e pranishme në Pavionin "Territore Atraktive për një Botë të Qëndrueshme", me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërtuar me materiale dhe sipas një teknike eko-miqësore, të Shkollës Internationale "KIP" dhe Rrjetit Ndërkombëtar të LEDA-ve , bashkëorganizatore të Panairit "EXPO Milano 2015", me përvojë të madhe në mbështetjen e zhvillimit lokal.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit