“Prindërit David Turpin, 56 vjeç dhe Louise Turpin, 49 vjeç, përballen me akuzat për torturë, abuzim dhe burgim të rremë”, u tha gazetarëve lokal avokati i qarkut Riverside, Mike Hestrin. Avokati Hestrin tha se 13 fëmijët e çiftit ishin të keq ushqyer.
Prindërit duhet të paraqiten në gjykatë për t'u akuzuar zyrtarisht.
Ai tha se adoleshentët që ikën nga shtëpia më parë këtë javë për të lajmëruar policinë, kishin planifikuar ikjen me vëllezërit e motrat e saj për dy vjet.
Ajo u arratis me një nga vëllezërit, i cili u frikësua dhe u kthye përsëri në shtëpi, shtoi avokati.
Fëmijët e çiftit, të cilët janë të moshës midis 2 dhe 29 vjeç janë dërguar në spital për trajtime të mëtejshme pasi janë liruar.
Avokati Hestrin “tha se çifti i kishte ndëshkuar fëmijët e tyre duke i lidhur ato, së pari duke përdorur litarë dhe më vonë duke përdorur zinxhirë dhe çelës”.
Akuzat kundër Davidit dhe Louise Turpin:
12 akuza për torturë
1 akuzw kundër David Turpin për një akt të turpshëm me një fëmijë
7 akuza të abuzimit ndaj një të rrituri
6 akuza të abuzimit të fëmijëve
12 akuza për burgim të rremë
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







