Fëmijët e “Zyber Hallulit” vizitojnë
ambasadën amerikane

Fëmijët e “Zyber Hallulit” vizitojnë<br />ambasadën amerikane
TIRANE - Dje, një grup fëmijësh të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë, së bashku me edukatoret e tyre, vizituan ambasadën Amerikane nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”. Kjo ishte vizita e parë e fëmijëve në Ambasadë, të cilët u kënaqën shumë nga takimi me bashkëshorten e ambasadorit, Anne Cunningham, që i mirëpriti në ambasadë dhe u lexoi historinë e mrekullueshme të “Maces Zjarrëfikëse”.

Fëmijët e pëlqyen shumë historinë e Pikaloshit, maçokut i cili donte të bënte vepra në mëdha në jetën e tij. Më pas, ambasadori Alexandër Arvizu iu bashkua grupit, dhe së bashku me znj.Cunningham, i pyetën fëmijët për gjërat që u pëlqenin, për kafshët që donin më shumë dhe se çfarë bënin gjatë kohës së lirë. Ata i përgëzuan fëmijët për aftësitë e tyre në sporte dhe art, dhe u thanë se në jetë, është shumë e rëndësishme që të mos e lejosh të kaluarën të ndikojë tek ti, por të mësosh për të arritur ëndrrat që ke. “Unë e dua shumë Shqipërinë prej njerëzve të saj,” - tha ambasadori Arvizu.

“Të rinjtë në këtë vend, ashtu si ju sot, janë shumë kuriozë dhe të talentuar. Asnjëherë mos e humbisni këtë virtyt.” Pasi bënë një foto në grup me Ambasadorin Arvizu dhe znj.Cunningham, fëmijët shijuan një tur të shkurtër nëpër Ambasadë dhe premtuan që do të kthehen sërish.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq