Fëmijët e ndjejnë humorin amësor kur janë ende në bark të nënës.

Fëmijët e ndjejnë humorin amësor kur janë ende në bark të nënës.
“Foshnja ndërkohë që është ende në barkun e nënës arrin të përceptojë humorin e saj, si dhe këto ndjesi mund të ndikojnë në zhvillimin e tij pas lindjes”. Në këtë përfundim kanë arritur studiues të Universitetit të Californisë.Është e ditur që foshnja arrin të dëgjojë rrahjet e zemrës së nënës si dhe konsumimi ialkolit dhe duhanit mund të ndikojë në zhvillimin e këtij fetusi . Gjithashtu embrioni mund të ndjejë edhe zhurmat e jashtme por mesa duket fuqitë perceptuese janë më të forta seç mendohej. Gjatë studimit janë ndjekur disa femra shtatzane duke analizuar kuadrin psikologjik para dhe pas lindjes. Më pas kanë studiuar kondicionet fizike të të porsalindurve. Në momnetin kur një nënë ka qenë e alteruar atëherë është vënë re që disa pjesë të trurit të foshnjes kanë pësuar një ndryshim më të madh sesa disa të tjera. “Besojmë se embrioni merr pjesë aktivisht në mbledhjen e informacionit e sidomos të humorit amësor, të cilët do t’i nevojiten gjatë jetës së tij . Fetusi përgatitet për të ardhur në jetë në sajë të mesazheve që e ëma i dërgon.”- u shpreh një nga studiuesit.(Ansa)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin