Fëmijët në kampet franceze, favore
seksuale për të hyrë në Angli

Fëmijët në kampet franceze, favore<br />seksuale për të hyrë në Angli
Fëmijët refugjatë të mbetur në kampet e refugjatëve në veri të Francës detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale me premtimin që do të lejohen të futen në Britaninë e Madhe, ka paralajmëruar një raport i OKB-së sipas britanikes Daily Mail.
 
Rezultatet e tmerrshme të studimit thonë se 500 të mitur të pashoqëruar janë duke u ekspozuar ndaj dhunës ndërkohë që presin të largohen nga kampi në drejtim të Anglisë.
 
Hulumtimi i kryer nga UNICEF ka zbuluar se fëmijët kanë vuajtur nga shfrytëzimi seksual, dhuna, përdhunimi dhe prostitucioni i detyruar dhe e gjithë kjo vetëm në këmbim të një udhëtimi drejt tokës së ëndrrave.
 
Vetëm 30 fëmijë të pashoqëruar në kampin e Calais kanë mbërritur në Britani deri tani, ndërkohë që aty janë edhe 157 të tjerë që presin të drejtën për të braktisur kampin.
 
Me fëmijët që jetojnë në kërcënim të pandërprerë dhe të pambrojtur nga mekanizmat mbrojtës evidentohet edhe njëherë më tepër kriza e çështjes së fëmijëve në Evropë.
 
femijet ne kampe

femijet ne kampe



















Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike