Fëmijët në nevojë, Basha: Do
ndihmojmë kryefamiljarët

Fëmijët në nevojë, Basha: Do<br />ndihmojmë kryefamiljarët
TIRANË - Bashkia do t’u kushtojë një vëmendje të veçantë këtyre fëmijëve duke nisur me regjistrimin e tyre e për të vijuar me arsimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete sportive dhe kulturore.
Kryebashkiaku Basha tha gjatë një takimi me fëmijët romë se do të evidentohen fëmijët që ndjekin ose jo shkollën.
”Do ju vijmë në ndihmë, nëpërmjet evidentimit të atyre që shkojnë dhe atyre që nuk shkojnë në shkolla, për t’i regjistruar të gjithë që të shkojnë në shkollë dhe për t’ju ndihmuar me tekstet shkollore, por po kështu për t’ju ndihmuar pas orarit të shkollës, për ata që kanë nevojë të ndihmohen me mësim ekstra, apo për të tjerët, për t’i përfshirë në aktivitete sportive”, tha kryebashkiaku.
Basha tha se politikat e Bashkisë do të përqendrohen tek prinderit e këtyre fëmijëve duke nisur nga rritja e shanseve për punësimin e tyre.
“Ne do të përpiqemi të ndihmojmë edhe prindërit, në radhë të parë duke rritur shanset e tyre për punësim, në mënyrë që ata të mund të bëjnë detyrat e tyre si prindër karshi jush dhe ju të mund të shijoni jetën tuaj si fëmijë, por sigurisht duke marrë edhe përgjegjësitë tuaja dhe ku përgjegjësia kryesore e fëmijëve është shkolla”, tha Basha.
Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF-it në Tiranë Detlef Palm tha se raporti i fundit global i UNICEF, tregon se tashmë, më tepër fëmijë jetojnë nëpër qytete se sa në fshat. Sipas zotit Palm qytetet krijojnë mundësi për një jetë të mirë dhe plot mundësira, qytetet mund të jenë gjithashtu plot vështirësi, nëse jeton në një familje që është e varfër.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)