SIRI - Fotografia e një fëmije ushtar, i moshës rreth 10 vjeç e shkëputur nga një video, flet sa mijëra fjalë. Në këtë foto shfaqet një fëmijë i vogël me kallashnikov në dorë, dhe përkrah tij qëndron një i rritur, i cili mund të jetë një rebel dhe përpiqet të qetësojë vogëlushin. Ndërkohë që minorenët mund të jenë përfshirë edhe në luftimet e ndodhura kohët e fundit në Siri. Fëmija shfaqet duke qarë ndërsa në qafë ka shumë municione.

Rekrutimet nga rebelët
Këto imazhe që mbërrijnë nga Siria janë shkëputur nga një video e xhiruar pranë fshatit të Azzara, gjatë luftimeve në fund të muajit qershor, flasin më shumë se mijëra fjalë dhe mijëra negociata ndërkombëtare. Deri më sot ndaj ankesave të OJQ-ve dhe organizatave humanitare, që çdo ditë denoncojnë vrasjen e fëmijëve, shfrytëzimet dhe torturat e ushtruara nga regjimi i Assad nuk ka pasur reagime. Tashmë këtyre tmerreve i shtohet edhe fotografija e fëmijës ushtar. Krimi është denoncuar në fillim të muajit qershor ndërkohë që në një reagimi thuhet se bëhet fjalë për një informacion ende për t’u verifikuar dhe kërkohen të dhëna të tjera. Dramën e fëmijëve ushtarë e kemi parë në regjimn qëndror të Afrikës.

(b.gj/shqiptarja.com)