Fëmija që përkuli 
Obamën

Fëmija që përkuli <br />Obamën
Ka fotografi që mbeten simbol dhe ka imazhe, domethënia e të cilave mbetet e fshehur për shumë kohë. Kjo ka ndodhur edhe me një femijë me ngjyrë i cili ka prekur flokët e presidentit të SHBA Barak Obama. New York Times shpjegon pas 3 vitesh se ne ç'kushte u shkrep ajo foto,protagonistë të së cilës ishin 5 vjecari Jacob Philadelphia nga Kolumbia e Maryland dhe njeriu më i fuqishëm i botës.
Carlton, babai i djaloshit në atë periudhë kohe ishte një marins. Ai vendosi të largohej nga stafi i shtëpisë së bardhë dhe sic ishte zakoni kërkoi nga Obama që ai dhe familja e tij të bënin një foto kujtim me presidentit. Ishte pikërisht ky rasti kur Jacobi i vogël teksa qëndronte i ndrojtur pranë nënës së tij në dhomën ovale, me një zë gati të mekur i kërkoi njeriut më të fuqishëm të botës se dëshironte të dinte nësë flokët e tij ishin si të presidentit. «Zbuloje vetë, përse nuk i prekë vetë ato?» iu përgjigj Obama duke ulur kokën në mënyrë që Jacob të prekte me dore flokët e tij. Në këtë moment u shkrep dhe foto që shumë shpejt do të kthehej në më të preferuarën e stafit të shtëpisë së bardhë. «Ateherë, si të duken flokët?» e pyeti Obama vogëlushin. «Po,janë identike», u përgjigjë Jacob. Fotoja është një simbol i pozitës së afroamerikanëve në shoqërinë amerikane.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!