MANAMA – Garat e F1 zhvillohen pa probleme në Bahrein dhe e vetmja ‘çudi’ ka qenë shiu që nisi para fillimit të garës, një dukuri e rrallë për këtë vend. Rrugët dhe sheshet kanë qenë të blinduara nga forcat e policisë dhe gazetarët raportuan se nëpër tribuna ka pasur pothuajse vetëm të huaj dhe mjaft vende bosh, ndërkohë që popullsia lokale duket se e ka braktisur shikimin e garës.
Vajza e një lideri të protestave që ndodhet prej gati dy muajsh në grevë urie ëështë arrestuar mëngjesin e sotëm, ndoshta nga frika se mos vihej në krye të protestave. Protesta ka patur gjatë natës në disa zona rreth kryeqytetit Manama.
Vitin e kaluar garat e F1 u anulluan, pikërisht për shkak të protestave që shënuan 35 të vdekur. Protestat vijnë kryesisht nga shumica Shiite e popullatës e cila kërkon më shumë të drejta nga familja mbretërore që i përket sektit sunit.
Mbreti i Bahreinit Hamad al-Khalifa tha më herët se ai është i vendosur të sjellë reforma dhe pajtim kombëtar në vendin e tij. Mjete të rënda të policisë ndërkohë patrullojnë vazhdimisht rrugët e kryeqytetit, të gatshme për të shtypur çdo shenjë proteste.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa herë përleshje në rrugët e Manamas, me pasojë një protestues të vdekur. Protestuesit janë përpjekur të bllokojnë autostradën që çon në cirkuitin e F1 duke djegur goma makinash.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com