FA hapin dyert për të rinjtë gjatë verës, Xhaçka: Bëhuni pjesë e burrave dhe grave me uniformë

FA hapin dyert për të rinjtë gjatë verës, Xhaçka: Bëhuni pjesë e burrave dhe grave me uniformë

Të rinjtë bashkuar FA-ve dhe Olta Xhaçka

Forcat e Armatosura kanë hapur dyert për të rinjtë e shkollave të mesme që ditët e verës t’i kalojnë pranë reparteve ushtarake për të parë nga afër dhe për t’u bërë pjesë e përditshmërisë së burrave dhe grave në uniformë. Grupi i parë i të rinjve u mirëpritën në mjediset e garnizonit të Forcës Tokësore në Zall – Herr ku përgjatë një jave u bënë pjesë e Forcave të Armatosura në kuadër të misionit të posaçëm “Rini – Talent – Mundësi – Dinjitet”.

Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përgëzoi të rinjtë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet 1-javor, duke i ftuar ata të marrin në konsideratë të ardhmen në Forcat e Armatosura.

Sot ne kemi pothuajse 300 vetë që punojnë në shtabet e NATO-s dhe në organizatat e tjera të Sigurisë dhe Paqes me të cilat ne bashkëpunojmë në të gjithë botën. Është një karrierë që të jep mundësinë që të rritesh dhe të përparosh mjafton që të duash të ecësh përpara. Një profesionist i mirë nuk është vetëm një ushtar i mirë, mund të jesh edhe një jurist shumë i mirë në FA, mund të jesh edhe një ekonomist shumë i mirë në FA, mund të jesh edhe një financier shumë i mirë në FA, mund të jesh një mjek shumë i mirë, mund të jesh një infermier, mund të jesh gjithçka.

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Ndërsa ministrja Nikolla e vlerësoi si shumë të vyer këtë program, që do t’i shërbejë edhe qëllimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për këshillimin e karrierës.

Këta djem e vajza që bashkë me mua sot kemi vendosur kapelën e një efektivi të FA, e shumë të tjerë që në të ardhmen do t’i bashkëngjiten kësaj eksperience, jam e sigurt që në fund do të thonë që ishte një ndër ndjesitë më të mira që arsimi dhe shkolla kanë ofruar.

Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit

Grupi i parë i të rinjve u vu nën drejtimin e instruktorëve të Forcave Komando dhe Forcave Speciale, ku u bënë pjesë e stërvitjeve bazë të dy reparteve elitë të Forcave të Armatosura. Të rinjtë praktikuan hedhjen nga kulla e alpinizmit, mësymjen në banesë, patrullim në zonat e banuara dhe përballje me protestues të dhunshëm.

Gjithashtu, ata vizituan edhe Muzeun e Forcave të Armatosura që ndodhet në mjediset e garnizonit “Skënderbej”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Programi “rini – talent – mundësi – dinjitet”, është konceptuar si një shkolle verore për të rinjtë pranë strukturave të Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore të Forcave të Armatosura shqiptare.

Nëpërmjet mësimeve teorike dhe trajnimit praktik në terren, gjimnazistët do të kenë mundësinë të marrin njohuri mbi mënyrën se si funksionon jeta ushtarake, si punohet në një garnizon ushtarak, njohuri mbi përdorimin e armëve, përgatitje fizike, bazën ligjore ku mbështeten dhe funksionojnë Forcat e Armatosura etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë