Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka inspektuar punimet për ndërtimin e një ure “bailey” mbi lumin Mat në Bashkinë Klos. Ndërtimi i kësaj ure vjen si një domosdoshmëri për banorët e kësaj zone, pasi ura ekzistuese është ndërtuar rreth 36 vjet më parë është në gjendje të amortizuar dhe shërben vetëm për këmbësorë.

Pasi foli për karakteristikat dhe vështirësitë për ndërtimin e kësaj ure, ministrja Kodheli zbuloi edhe arsyen kryesore pse Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së pushtetit lokal.

Gjatë inspektimit ishin të pranishëm, deputeti i zonës z. Shkëlqim Cani, kryetari i Bashkisë së Klosit Basir Çupa, komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj, si dhe banorë të shumtë të zonës.

Ura e cila po ndërtohet nga xhenierët e Komandës Mbështetëse, lidh fshatrat Xhibër, Shkallë, Fshat, Kela dhe Darsi, me Bashkinë e Klosit dhe atë të Burrelit.

Kodheli inspektoi edhe punën që pjesëtarët e Komandës Mbështetëse dhe kompanisë EOD po bëjnë për pastrimin e tuneleve me municione që gjenden fare pranë qendrave të banuara në këtë zonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)