Një urë që iu shërben plot 3000 banorëve të komunës Kushovë të Gramshit është ndërtuar nga Forcat e Armatosura në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak. Kjo urë i shërben katër fshatrave të komunës Kushovë dhe gjashtë fshatrave të Beratit duke u ardhur në ndihmë plot 3000 banorëve të kësaj zone të vështirë.
 
Gjatë inaugurimit të kësaj ure ishin të pranishëm Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i energjetikës Damian Gjiknuri. Kryetari i komunës Kushove Xhevahir Bora falënderoi dy ministrat për angazhimin personal dhe reagimin e menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të kësaj zone.

Ai nënvizoi se ndërtimi i kësaj ure është i një rëndësie të madhe pasi lehtëson maksimalisht jetesën në këtë zonë. Ministria e Mbrojtjes Kodheli deklaroi se FA dhe lidershipi i tyre do të jenë prezentë sa herë që do të ketë nevojë komuniteti.

“Sot fëmijët nuk do të kalojnë në lumë për të shkuar në shkollë”, theksoi Kodheli pasi u njoh më rrugën skandaloze që bënin banorët për të komunikuar mes tyre.

Në fund të ceremonisë, ministria Kodheli u nderua me titullin nderi i Komunës Kushove‘‘ me motivacionin ‘‘ për përmirësimin e infrastrukrës në Komunën Kushovë.

ura
ura


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)