FA nisin orët e hapura në shkollat e mesme, Xhaçka: Mundësi e jashtëzakonshme për karrierë

Forcat e Armatosura dhe mundësitë për të bërë karrierë në to, do të jenë më në vëmendje të të rinjve shqiptarë. Ministria e Mbrojtjes nisi nga Fieri fushatën e orëve të hapura të mësimit në shkollat e mesme të vendit, me qëllim njohjen e të rinjve me mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për t’u punësuar, studiuar dhe shërbyer vendit.

Në çeljen e fushatës në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila fillimisht vlerësoi punën e Forcave të Armatosura, edhe pse shpeshherë të padukshme.

Duke folur për shanset që Forcat e Armatosura ofrojnë për punësimin dhe arsimimin ushtarak, ministrja Xhaçka i ftoi të rinjtë fierakë që janë në fazën e përzgjedhjes së karrierës, të marrin në konsideratë mundësinë për të shërbyer në uniformë.

“Në FA ka profesione nga më të ndryshmet. Nuk ka vetëm ushtarë, por ka edhe profesionistë. Në FA, ka nga të gjithë profesionet, gjë që ndoshta nuk duket, por që ne duam t’jua tregojmë, që ta konsideroni si një mundësi më shumë kur përzgjidhni karrierën tuaj. Në FA, futesh jo vetëm për të bërë ushtarin, por futesh për të marrë një profesion, për të bërë një karrierë të mirëfilltë Brenda FA-ve, edhe si jurist, edhe si ekonomist, edhe si pilot , edhe si mjek profesionit, edhe si infermier dhe çdo profesion tjetër që mund t’ju shkojë ndërmend. Edhe për ata që duan një formim profesional edhe nuk duan të vazhdojnë arsimin e lartë ka vend në FA, mund të bëhesh një xhenier shumë i mirë, mund të bëhesh një teknik shumë i mirë, mund të gjesh një profesion që të shërben që të gjesh një të ardhme të sigurt për veten dhe për familjen tënde.”

Ministrja Xhaçka nuk la pa përmendur edhe mundësitë që, Forcat e Armatosura ofrojnë për arsimimin dhe rritjen profesionale jashtë vendit të efektivëve të saj, bazuar në aftësitë e tyre dhe në meritokraci. ”FA-të janë një ekip dhe një familje e madhe që kujdesen për njëri-tjetrin. Është familja e aleancës më të madhe në botë, ajo e NATO-s. Ushtarakët tanë kanë mundësinë që të shkollohen në akademitë ushtarake më të mira nëpër botë. Ka kurse kualifikimi dhe mundësi të tjera aftësimi, ka kurse funksionale dhe kurse institucionale te cilat janë vërtetë një mundësi e jashtëzakonshme për të arsimuar dhe për të trajnuar dikë që t’i bëjë ballë jetës edhe karrierës përmes një profesioni të mirëfilltë. Dhe FA-të e ofrojnë këtë mundësi.”

Ora e hapur e mësimit në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë Armando Subashi, deputetët Antoneta Dhima, Adelina Rista dhe Xhevit Bushaj, ishte i pari takim i fushatës që do të vijojë çdo ditë të premte, deri në fund të vitit, me gjimnazistë të të gjithë qarqeve në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Estela: 04/03/2019 20:30

    Dua te di se ku mund tiu kontaktoj me ju per me shume info ......

    Përgjigju
  • Fredi: 24/02/2019 11:13

    Per kulturë kemi nevojë dhe jo për armë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale