Një zjarr i fuqishëm përfshiu gjatë natës pyllin e shpallur pjesë e trashëgimisë botërore, të “UNESCO-s”, në Rrajcë të Përrenjasit. Efektivët e komandot e Forcave të Armatosura dhe njësia ajërore me helikopter Cougar janë angazhuar për shuarjen e flakëve në Rrajcë të Prrenjasit.
Mësohet se trupat e forcave të ushtrisë janë nisur nga Tirana që orën 04:00, duke nisur menjëherë operacionin për fikjen e flakëve.
Prej disa orësh flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një masiv pyjor atje, ndërsa me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë situate e krijuar është vënë nën kontroll në kontroll.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon dhe Forcat e Armatosura po dërgojnë të tjerë trupa për të zëvendësuar ata të angazhuar që në orët e para të mëngjesit.