TIRANË - Është zhvilluar sot në Rinas konferenca për mediat e prezantimit të stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike në kuadër të NATO-s, me emrin “Albanian Lion 2013”.
Një stërvitje, e cila ka nisur në datën 12 gusht dhe do të përfundojë në 13 shtator, duke zgjatur kështu 1 muaj, e që përfshin rreth 1000 trupa britanikë, të cilat do të vijnë në Shqipëri nga ajri, deti dhe toka. Harta gjeografike e stërvitjes ka nisur me Vlorën, më pas me Sazanin, malin e Bizës, Kuçovë dhe më pas edhe në Zall-Herr të Tiranës.
Gjatë konferencës edhe ceremoniale, u asistua edhe mbërritja e dy avionëve reaktivë në Shqipëri; të parat mjete ushtarake këto, që vijnë në kuadër të stërvitjes “Luani shqiptar”.
Në prani të mediave përshëndetën shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, si dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.
“Falenderoj forcat ushtarake britanike. Bashkëpunimi me ta është i hershëm. Kujtoj vitin 44 dhe sakrificat e ushtarakëve britanikë, që humbën jetën për të ndihmuar popullin shqiptar. Ju sollët shijen e avionëve reaktivë në qiellin shqiptar. Synojmë që kjo stërvitje të jetë e vazhdueshme", ka theksuar Gjunkshi.
Ai ka shtuar më tej se "forcat tona ushtarake kanë angazhuar pajisje tokësore, detare dhe ajrore për mirëfunksionimin e stërvitjes. FA kanë marrë masa për këtë nismë dhe do jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunime të tilla".
Ndërsa ambasadori britanik, Cannon është shprehur se theksoi se “kjo stërvitje i shërben ushtarakëve të të dy vendeve, që të familjarizohen në kuadër të NATO-s”.
Ai ka shtuar se “ushtarakët shqiptarë janë të angazhuar për luftën kundër terrorizmit në Afganistan dhe ju jemi mirënjohës”.
Falenderoj ushtaraket shqiptare dhe autoriteteve civile qe i dhane jete ketyre mundesive stervitore per ne”, tha koloneli britanik, Kevin Oliver.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com