Fabian Topallaj: Nuk më dëbuan
maturantët, unë i organizova ata

Fabian Topallaj: Nuk më dëbuan<br />maturantët, unë i organizova ata
Fabian Topallaj, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, menjëherë pas dëbimit të tij nga protesta e maturantëve, ka mohuar një fakt të tillë, madje ka shtuar se ka qenë ai që ka organizuar protestën e tyre.

Në një reagim për këtë, Topallaj thotë se nuk ka folur në protestë pasi nuk ka dashur që ti japë ngjyrime ngjarjes.

Ja reagimi i plotë i tij
Jam Fabian Topollaj, anetari i PD në Këshillin Bashkiak. Tv ka një gënjeshtër të pastër që thotë se maturantët dëbuan përfaqësues të PD nga protesta. Unë isha dhe si pedagog në protestë dhe i organizova nxënësit duke ju vënë në dispozicion dhe një megafon. Sa shoh që shkruajnë që më kanë dëbu. Është gënjeshtër e pastër. Jo vetëm s’më kanë dëbu për mu lutën të flisja sepse unë kam qenë i pari që e sqarova në FB problemin dhe nuk kam folur vetëm e vetëm për mos ti dhënë kësaj proteste të parë asnjë nuancë politike. Pavarësisht se politika e ka detyrën e para të denoncojë skandalet korruptive që cënojnë të drejtën themelore për arsimim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament