Fabius: 80 krerë shtetesh në Paris për çështjen e ngrohjes globale

/ATSH-AFP/ - Rreth 80 krerë shtetesh dhe qeverish, në mesin e së cilëve ai amerikan, Barack Obama, kinez Xi Jinping dhe ai indian Narendra Modi, do të mblidhen në Paris për ditën e parë të konferencës për çështjet klimatike (COP21), njoftoi sot Laurent Fabius, ministri francez i Punëve të Jashtme.
"Për konferencën e datës 30 nëntor ne kemi marrë tashmë 80 përgjigje pozitive, atë të presidentit të SHBA-së, të Kinës, kryeministrit indian, si dhe të presidentit të Afrikës së Jugut, të Brazilit dhe kryeministrit të Kanadasë", deklaroi për median Laurent Fabius.
Ai saktësoi se liderët evropianë do të jenë gjithsesi të pranishëm.
Franca e cila kryeson konferencën për arritjen e një marrëveshje historike në kufizimin e ngrohjes globale ka ftuar liderët e shteteve pjesëmarrëse për negociata rreth kësaj çështjeje.
"Ne kemi marrë vendimin së bashku me François Hollande për të ftuar krerët e shteteve ditën e parë dhe jo në fund, siç ishte rasti i Kopenhagenit, pasi ky fakt kishte pasur pasoja: negociatorët kishin pritur krerët e shteteve për të negociuar dhe krerët e shteteve nuk kishin arritur në një konkluzion konkret", sqaroi Laurent Fabius.
"Rreth idesë së të paturit në fillim të COP-së do të shërbentë si shtysë për politikanët", shtoi ai.
Për përgatitjen e këtij takimi, i cili pritet të arrijë në përfundime konkrete pas disa vitesh negociatash ndërkombëtare, një parakonferencë pritet të zhvillohet më 8 deri në 10 nëntor në Paris në rang ministrash.
"Ky do të jetë një moment i rëndësishëm", siguroi Fabius, duke bërë me dije se do të ketë më shumë se 80 ministra të pranishem në bisedime për avancimin në rrugën e kompromisit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit