Fabrika e çimentos, konfliktet 12 vjeçare të pronarëve dhe banorëve të zonës

FUSHE KRUJE- Në 12 vitet e fundit, që në vitin 2000 kur u përurua fabrika e çimentos në Fushë-Krujë pas privatizimit të saj, shpërthimet dhe atentatet me eksploziv mbi fabrikën e çimentos dhe objekteve që lidhen me veprimtarinë e saj nuk kanë reshtur. Ato janë shtrirë në kohë. Vetëm brenda majit, 2011, ndodhën katër sulme të rënda me eksploziv, që kanë pasur për qëllim dëmtimin e lidhjes së fabrikës me hekurudhën, prishjen e urës së Gjoles që lidh fabrikën me rrugën nacionale, dëmtimin e sistemit të furnizimit me energji; si dhe dëmtimin e pajisjeve dhe mureve rrethuese të fabrikës.

Në qershor një sasi eksplozivi shpërtheu duke hedhur në erë shtyllën e tensionit të lartë 220 KW dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike të fabrikës.

Pistat kryesore të hetimit mbeten ato të konflikteve që kanë banorët e fshatit Zallë, dhe pronarët e tokës ku është ngritur fabrika dhe pronarët e kësaj të fundit. Dyshimet kishin të bënin edhe me faktin se banorëve u ishte ndërprerë dëmshpërblimi për ndotjen, por nuk përjashtohej ajo e  konkurrencës.

Shpërthimi i fundit  ishte ai i qershorit 2011, kur u hodh në erë ura e linjës hekurudhore Bubq – Fabrika e Çimentos, në vendin e quajtur lagjja “Kurtaj”, në fshatin Zallë të Fushë- Krujës. Për pasojë u dëmtua njëri nga parmakët e urës, shina dhe një pjesë e saj. Policia shoqëroi të paktën 15 persona në lidhje me ngjarjen. U arrestuan Bashkim Zalla, 54 vjeç, nga fshati Zallë i Fushë-Krujës, i dënuar më parë për veprën penale të “vrasjes”, djali i tij, Edvin Zalla, 31 vjeç si dhe djali i vëllait të tij, 26-vjeçari Fredjon Zalla, i akuzuar më parë për “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, 35-vjeçarin Afrim Xhixha, nga fshati Nikël dhe 37- vjeçarin Xhabir Vellku, nga fshati Budull i Krujës. Të arrestuarit nuk pranuan akuzat dhe gjykata më vonë i liroi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës