Fabrika e 'Ferronikelit' ndërpret punën, shkak kriza energjetike dhe rritja e çmimit

Fabrika e 'Ferronikelit' ndërpret punën, shkak kriza energjetike dhe rritja e çmimit

Fabrika e Ferronikelit

Fabrika e “Ferronikelit” ka ndërprerë përkohësisht punën, kjo për shkak të krizës energjetike në Europë dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale. “NewCo Ferronikeli”, është kompania më e madhe eksportuese në Kosovë. Kjo u bë me dije nga kryetari i Komunës së Drenasit në Kosovë, Ramiz Lladrovci, që e cilësoi si lajm tepër të dhimbshëm.

“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani”.

Ai shkruan se puna e “Ferronikelit” do të zgjas deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre. Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë.”

“NewCo Ferronikeli”, është kompania më e madhe eksportuese në Kosovë.

Kompania është privatizuar me sukses që nga viti 2006, dhe tani në Gusht të vitit 2018 pas investimit nga ana e Grupit Balfin kompania ka planifikuar që të ndërmarrë hapa strategjikë për të siguruar zhvillimin dhe stabilitetin e mëtejshëm të kompanisë.

“Kjo është një rrugë e sigurt për ta bërë NewCo Ferronikelin si prodhues strategjik në Kosovë dhe si lider në industrinë e ferronikelit në nivel global”, thuhet në faqen e kompanisë.

Ferronikeli ka raportuar se ka mbi 800 punonjës, kompania përfaqëson punëdhënës të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1500 punëtorë të tjerë të lidhur me furnizimin e fabrikës me lëndë të parë dhe logjistikë në Kosovë dhe Shqipëri./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë