Rrjeti social Facebook ka njoftuar se ekipi i tij do të përdorë një sitem të veçantë për të parandaluar  foto të padëshirueshme të jenë prezente me qarkullimin e tyre në këtë rrjet si dhe në Instagram.

Para se të bllokohet një foto e tillë, fotot tuaja intime që qarkullojnë në këtë rrjet, fillimisht do të kontrollohet nga stafi i rrejtit social Facebook.

Në njoftimin e zyrtarëve  të Facebook, thuhet se ajo fotografi me përmbajtje të tillë duhet të shqyrtohet nga një person me qëllim që të sigurohet se fotot e postuara i përshtaten lejueshmërisë.

Sipas zyrtarëve të Facebook, një person më parë duhet të kontrollojë fotografinë, e cila duhet të jetë e qartë nëse  përmbushë  kushtet  për t’u publikuar në  këtë rrjet ose jo.

 Një strategji e tillë tregon se zyrtarët mund  të konsolidojnë  veprimet ne ruajtjen dhe moscënimin e integritetit profesional dhe mbrojtjen e imazhit të personave.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com