KIEV - Grupi FEMEN janë sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për manifestimet me gjoks jashtë, por për prezencën e tyre në rrjetin social Facebook. Facebook ka fshirë faqen e tyre zyrtare dedikuar grupit feminist FEMEN, një lëvizje rinore nga Ukrahina.
Shkaku kanë qenë disa fotografi gjysmë lakuriq të bëra gjatë protestave të tyre në disa vende të botës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tyre duke publikuar një post në Facebook duke i bërë thirrje themeluesit të rrjetit social Zuckerberg, se FEMEN nuk është pornografi ku denoncojnë mbylljen e faqes së tyre që ka 170 mijë ndjekës.
FEMEN është formuar në vitin 2008 dhe synon të tërheqë vëmendjen për kundër agjendës politike përmes lakuriqësisë publike në mbarë botën.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com