Facebook vazhdon të testojë funksione të reja në mënyrë që të përmirësojë përdorimin dhe, pse jo, të rimarrë një pjesë të besimit të humbur prej Fake News.
‘Facebook News’, i dedikuar për lajmet dhe që i ofrohet sot përdoruesve amerikanë të platformës, i lejon njerëzve që të kenë më shumë kontroll mbi ato që lexojnë, duke qenë në gjendje të zgjedhin vetëm midis përmbajtjeve që konsiderohen se janë me interes për të.
Lajmet e ditës, do të jenë të zgjedhura nga një ekip ad hoc i gazetarëve, të thirrur për të identifikuar dhe dhënë përparësi lajmeve të vërteta.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se "Qëllimi i Projektit Blu është të hedh te lexuesi lajme të vërteta që përfshijnë një spektër të gjerë temash të tilla si shkenca, argëtimi dhe politika”. Pas SHBA, projekti do të zbatohet edhe në Europë.