Dikush e ka pyetur kryeministrin në largim, Sali Berisha, në Facebook, se përse nuk e mban premtimin publik për t’u larguar nga politika në rast se humbet zgjedhjet.

“Kam deklaruar se çdo orë, çdo ditë dhe 18 orë në ditë do bëj vetëm politikë në mbrojtje të vlerave dhe parimeve që unë dhe demokratët ndajmë dhe mësojmë e që ndërtuan Shqipërinë e NATO-s”, është përgjigjur Berisha. Kryeministri më pas flet për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Se cilat ishin zgjedhjet e 23 qershorit e dëshmon shumë shëmtuar Lezha dhe vjedhja e 1250 votave me dhunë dhe terror e para droge. Arkitekti i këtij krimi, z.Rama, nuk e mohon”, tha Berisha.

Komenti i Sali berishës në Facebook
(Në foto: Komenti i Sali Berishës në profilin e tij Facebook)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)