Facebook shpall referendum online

Facebook shpall referendum online
Facebook ka ftuar 900 milionë përdoruesit e tij në një referendum online për të përcaktuar nëse Timeline duhet të vazhdojë ose jo së bashku me përdorimin në një nivel më të lartë të të dhënave personale të përdoruesve.


Votimi, që mund ta kryeni në këtë faqe http://on.fb.me/JXVN6J, ka nisur që më një qershor dhe mbaron në datë 8 qershor. Nëse pjesëmarrja është 30% e sipër, atëherë rezultati i votimit do të jetë i detyrueshëm për drejtuesit e kompanisë, një pjesëmarrje më e vogël do bëjë që rezultati i votimit të merret parasysh si konsultativ.

Ky do të jetë votimi më i gjerë demokratik online, një mënyrë kjo që natyrisht do të përdoret gjithnjë e më gjerësisht në të ardhmen. Madje më herët se c’mund ta mendojmë kjo do të jetë mënyra e gjithë votimeve që sot i kryejmë me letra.

Votohet mes dy platformave, e reja u jep më shumë akses administratorëve në të dhënat tuaja, deri në dhënien e tyre për përdorim jashtë Facebook-ut. Gjithçka ka synim që reklama të jetë sa më e përpiktë ndaj shijeve e interesave të konsumatorit. Por kjo lidhet edhe me seksione e shërbime të reja, përfshirë versionin Timeline.

Sidoqoftë, përpara votimit duhet të lexoni me kujdes gjashtë dokumente, të gjitha në anglisht, që përmbajnë propozimet për dy alternativat e votimit. Kush tha që demokracia është një ushtrim i lehtë?

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja