Facebook-u “njeh” Kosovën si shtet
të pavarur, lajmi nga Çitaku
Rrjeti më i madh social online Facebook ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmi u dha nga ministrja për Integrimet europiane të Kosovës, Vlora Çitaku, në Twitter.
NJU JORK - Rrjeti më i madh social online Facebook ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmi fillimisht u dha nga ministrja për Integrimet europiane e Kosovës, Vlora Çitaku, nëpërmjet rrjetit tjetër social Twitter.
Tashmë sa herë që përdoruesit e Facebook do të bëjnë “check in”, pra të vendosin vendodhjen në faqen e tyre personale në FB, nuk do të dalë më Pristina, Serbia, por Pristina, Kosovo.
Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një njohje nga një shtet i botës, kjo njohje e Facebook ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse janë mbi 1 miliard njerëz në botë që përdorin rrjetin social.
Pak kohë më parë, kosovari Luard Kullolli i pati dërguar një peticion një prej themeluesve dhe shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, të cilit i kërkonte që FB të njohë Kosovën si shtet i pavarur. “Kosova nuk është Serbi, ajo është njohur nga më shumë se 100 shtete të botës. Ndaj shprehim keqardhje që në Facebook, vijon të figurojë si Kosovo, provincë serbe.
Ashtu si të gjitha vendet e botës edhe shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën të përfaqësohen në Facebook, si qytetarë të Kosovës”, thuhej në peticionin e firmosur nga rreth 10 mijë qytetarë.
Ndërkaq për këtë njohje ka kontribuar edhe përpjekja e programit Diplomacia dixhitale, që drejtohet zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, një prej njerëzve më aktivë në këtë drejtim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15