Fahri Balliu bllokoi kromin në Rehovë

Kompania turke, me pronësi 100% të huaj, "Dedeman", shumë e njohur në vendin e vet në një serë sektorësh të ekonomisë së vendit, por edhe me një përvojë specifike positive në nxjerrjen e kromit, ka aplikuar sipas rregullave në Shqipëri për marrjen e një leje kërkimi mineralesh. Leja nr. 1327 i është akorduar më datë 17 mars të vitit 2009 dhe ka qenë me afat dyvjeçar. Sipas ligjit të ndryshuar, një kompani që ka leje për kërkim mineralesh, ka të drejtë të aplikojë për leje shfrytëzimi, në rast se konstaton se në zonën ku ka bërë gërmime apo shpime rezulton një sasi minerali
që mund t'i sillte asaj fitim. Me sa duket, kërkimet kanë sjellë rezultat pozitiv në minierën e Rehovës, por këto rezultate i kanë marrë vesh deri në Turqi, ku investitorë të tjerë kanë zbuluar, jo mineral, por faktin që në Ambasadën e Sh qipërisë në Ankara ndodhet baxhanaku I një njeriu me shumë pushtet, nga ata që u ecën fjala në vesh të ministrave. Afrimi më të duket se ka sjellë si pasojë vajtjen e Fahri Balliut me propozimin konkret për Priftin, që ky i fundit të mundësonte që "të ngrihej prifti e të ulej hoxha". Konkretisht, propozimi nga ana e botuesit të "55"-ës ishte që ministri, me një arsyetim çfarëdo, t'u hiqte mundësinë turqve të parë që të aplikonin për leje shfrytëzimi në minierën e Rehovës, duke e ndërprerë në mes punën e tyre gjeologo-kërkimore, për të dhënë menjëherë leje shfrytëzimi për një tjetër kompani: "North Star Mining shpk". Aktualisht, miniera ka mbetur fare pa punë. Sipas burimeve të afërta me kompaninë turke "North Star Mining", përfaqësuesit e saj kanë dalë në treg duke ofruar shitjen e licensës me 500 mijë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg