Fajon: Rishikimi i vizave
në mars, rrezikojmë dhe ne

Fajon: Rishikimi i vizave<br />në mars, rrezikojmë dhe ne
TIRANE- Bashkimi Europian brenda muajit mars mund të marrë vendimin e verifikimit të mekanizmit për pezullimin e liberalizimit të vizave. Lajmi bëhet i ditur nga Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon në një prononcim për një gazetë serbe.

Dokumenti, përmbajtja e të cilit është diskutuar në institucionet më të larta evropiane, parashikon pezullimin e liberalizimit të vizave për një periudhë gjashtë mujore, pastaj nëntë, pastaj shteti kthehet në "listën e zezë".

Sipas Fajon nxitja e këtij vendimi ishte parashikuar të merrej në mes të vitit, por Danimarka si kryesuese e BE-së ka kërkuar të aplikohet sa më shpejt mekanizimi i pezullimit, pasi si prioritet ka mbrojtjen nga azilkërkuesit.


Problemi i pezullimit të liberalizimit të vizave kërcënon dhe Shqipërinë. Shqetësimi i vendeve të BE u rrit sidomos pas verës së vitit të shkuar, ku mbi 400 shqiptarë kërkuan azil në Belgjikë duke paraqitur çertifikata se kërcënoheshin në Shqipëri nga fenomeni i gjakmarrjes. Fenomeni solli në Tiranë dhe Drejtorin e Policisë belge, i cili kërkoi të verifikohen këto çertifikata për të parë nëse fenomeni vërtet ishte kaq masiv. Reagimi i Qeverisë shqiptare ishte i menjëhershëm dhe solli në ndalimin e kryetarit të shoqatës së Pajtimit të gjaqeve, i cili hetohet për akuzën e shpërndarjes së çertifikatave të rreme lidhur me problemin e gjakmarrjes.
Megjithatë nxitimi i Danimarkës dhe vendosja e një afati në Mars për vendet e rajonit, tregon se BE nuk e ka braktisur kërcënimin për bllokimin e lëvizjes së lirë, nëse vendet ballkanike, mes të cilëve dhe ne, nuk respektojmë saktë rregullat e lëvizjes. Edhe ambasadori i BE në Tiranë Ettore Sequi, u shpreh i qartë lidhur me këtë problem: respektimi i rregullave të lëvizjes në BE duhet respektuar pikë për pikë, ndryshe, rreziku për të përfunduar në “listën e zezë”, mbetet kërcënues.

sg/am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë