Fajon: Shqipëria ka ulur
ndjeshëm numrin e azilkërkuesve

Fajon: Shqipëria ka ulur<br />ndjeshëm numrin e azilkërkuesve
Bashkimi Europian duket do mënjanojë tezën për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave mbi bazë të përqindjes së azilkërkuesve në shtetet anëtare të BE-së.

“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur së bashku me presidencën daneze dhe asaj të mëparshme polake si dhe Komisionin Europian për arritjen e një kompromisi lidhur me heqjen e përqindjeve të azilkërkuesve, kur flasim për përkufizimin e një situatë alarmante në një nga shtetet anëtare. Mendoj, se është e mjaftueshme të thuhet nëse ka një rritje të papritur ose një rritje e madhe e azikërkuesve ose emigranteve të jashtëligjshëm dhe Komisioni mund të vlerësojë se sa serioze është situata. Ne nuk kemi nevojë për përllogatje matematikore, se kjo mund të jetë kundraproduktive” wshtw shprehur eurodeputetja Tanja Fajon.

Serbia mbetet problematike lidhur me numrin e azilkërkuesve në territorin e shteteve anëtare të BE-së, ndërkohë që Shqipëria e ka ulur ndjeshëm numrin e tyre.

“Ne kemi marrë raportin e fundit të FRONTEX dhe mbi bazë të këtij raporti, edhe pse shifrat e azilkërkuesve nga rajoni janë ulur përgjithësisht. Ajo që ka numrin më të madh është Serbia. Gjithashtu kemi parë një rritje të numrit të azikërkuesve nga Bosnja fundin e vitit të shkuar. Përfitoj nga rasti që t’i bëj apel këtyre vendeve pasi lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre është në rrezik. Shqipëria ka ulur ndjeshëm numrin e azilkërkuesve dhe aktualisht nuk përbën problem” shprehet Fajon. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit