Ndonëse Qarku i Vlorës ka 12 deputetë, demokratët e kanë patur të pamundur që së paku të gjejnë 12 emra. Kanë gjetur me shpejtësi vetëm shtatë të tillë, mes të cilëve futet edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri. E mjerueshme edhe pjesëmarrja e femrave në këtë listë duke u mjaftuar vetëm me një të tillë. Ndoshta mund të jetë justifikim i demokratëve vetëm fakti se asnjë prej emrave nuk ka të shënuar as gjininë.
Ndryshe nga sa detyron Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në formularin zyrtar, Lulzim Basha e ka patur të pamundur të shënojë të paktën edhe datëlindjen e kandidatëve të cilëve u mungon çuditërisht edhe atësia. Nuk dihen rrethanat në të cilat është hartuar kjo listë por gjasat janë që të jetë bërë me telefon në minutat e fundit të skadimit të afatit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lexo.al
dy.b/shqiptarja.com