Fakte të reja ka zbuluar emisioni “Procesi Sportiv” në lidhje me video-skandalin që është publikuar disa ditë më parë nga “Fiks Fare” ku bëhen tratativa për të trukuar ndeshjen Partizani-Kukësi.
Menaxheri i quajtur Drini Çaushi bisedon me Emiljano Vilën duke i kërkuar të tolerojë në ndeshjen me Kukësin.
Gjatë emisionit është zbuluar edhe një mesazh në telefonin e Vilës, që mesfushori ja dërgon një shokut të tij të skuadrës, Lorenc Trashit ku i shkruan: “Safet të lutem mos më vër në siklet”.
Nga emisioni u ngrit edhe pyetja se, përse Vila i drejtohet shokut të tij me emrin Safet?
A ka qenë presidenti i Kukësit Safet Gjici në telefonin e Trashit?
Ndërkohë me këtë tentativë për trukim të ndeshjes është duke u marrë prokuroria e cila po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Cel i Emiljano Vilës, ku shihet sms-ja që i dërgon Trashit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com