Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi

TIRANE- Sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes në 21 janar 2011 u gjetën njëmbëdhjetë gëzhoja që ishin qitur nga pistoleta me numër P52796Z në përdorim të personit nën hetim, shtetasit Ndrea Prendi. Kjo tregon se, personi nën hetim, shtetasi Ndrea Prendi ka qëlluar njëmbëdhjetë herë me pistoletën me numër P52796Z, që është armatim i tij personal. Ndërkohë që ky person gjatë deklarimeve të dhëna prej tij me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka shpjeguar se jo vetëm që nuk ka qëlluar asnjëherë, por në momentin që ka dëgjuar të shtënat ai ndodhej brenda në ndërtesë mbasi ishte dëmtuar nga goditja e një pllake guri.

Predha e gjetur në pemën dekorative, predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj (shënuar me Q3) si dhe tre predhat e gjetura në zyrat e U.N.H.C.R-së janë qitur nga tyta e ndodhur në pistoletën me nr. P52778Z, e cila është armatim personal i personit nën hetim, shtetasit Margarit Kume.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk u gjet ndonjë gëzhojë e qitur pistoleta me numër P52778Z (pistoleta e shtetasit Margarit Kume). Në majën e predhës së gjetur tek viktima Faik Myrtaj dhe në majën e njërës nga predhat e gjetura. në zyrën nr. 12 të ndërtesës së U.N.H.C.R-së, dallohet një shenjë me hulli (me vija paralele) që është shkaktuar nga mekanizmi mbushës që ndodhet në trupin (skeletin) e pistoletës me numër P52796Z (pistoleta e shtetasit Ndrea Prendi).
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ