Fakulteti i Gjeologji Minierave do rikonstruktohet për 5.8 milionë euro, lidhet kontrata

Fakulteti i Gjeologji Minierave do rikonstruktohet për 5.8 milionë euro, lidhet kontrata

Fakulteti i rikonstruktuar i Gjeologji Minierave dhe një muze i dedikuar do të ndërtohen për 5.8 milionë euro. Universiteti Politeknik i Tiranës ka nënshkruar tashmë kontratën me fituesin BO “R&T & METRO DESIGN” sh.p.k përfaqësuar nga operatori ekonomik “METRO DESIGN” sh.p.k pëër një kontratë me vlerë 620 milionë lekë apo rreth 5.8 milionë euro. Fakulteti pësoi dëme në tërmetin e 21 shtatorit 2019 dhe atë të 26 nëntorit 2019.

“Godina e re e Fakultetit te Gjeologji Minierave nuk pësoi dëmtime të mëdha nga veprimi i tërmetit i datës 21.09.2019 dhe 26.11.2019. Një nder arsyet e qëndrueshmërisë së kësaj strukture ka të bëjë me simetrinë e ketij objekti në formë drejtkëndore dhe kombinimi i mureve mbajtës me kolonat beton-arme. Në tërësi në objekt vihen re dëmtime të suvasë dhe dëme të lehta të mureve në afërsi të çarjeve.

Sipas dokumenteve Fakulteti ka dy objekte ekzistuese (Godina A dhe Godina B) dhe në projektin arkitektonik parashikohet të ndërtohet edhe një godine e re që do shërbejë si Muze, Bibliotekë dhe Sallë Konferencash (Aula Magna). Kompleksi i Fakultetit shtrihet në kodrat e Liqenit Artificial dhe ka një sipërfaqe të gjelbër përreth tij e cila parashikohet të ndriçohet. Edhe objektet e veçanta parashikohen të kenë ndriçim dekorativ.

Projekti në fjalë parashikon përforcim të godinave ekzistuese ndërkohë që ndryshimi i fasadës kufizohet nga fakti që ka statusin e monumentit.

“Kemi të bëjmë me një objekt i zhvilluar katër kate mbi tokë. Godina në fjalë është realizuar me strukturë mbajtëse me muraturë tulle. Godina e FGJM-se është monument kulture i kategorisë së dytë (nuk lejohen ndryshime të fasadës së saj). Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1982” thuhet në dokumente.

Lidhur me Muzeun e Gjeologjisë dokumentet specifikojnë se ai do të jetë në përdorim të Fakultetit duke shërbyer si një formë për të thelluar njohuritë akademike të studentëve.

“Objektivi kryesor i projektit për “Muzeun e Gjeologjise dhe Minierave “që do te jete në përdorim nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM) të Universitetit Politeknik të Tiranës” është të sigurojë ambiente të projektuara dhe të përshtatura në përputhje me kërkesat dhe nevojat e veprimtarisë akademike, me standardet bashkëkohore infrastrukturore dhe çdo akt juridik, normativ, apo standard në fushën e projektimit në Republikën e Shqipërisë dhe më gjerë, në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor dhe ofrimit të mundësive për thellimin e njohurive teorike dhe praktike. Këto objektiva do te arrihen nëpërmjet krijimit te një vëllimi te ri i cili do te krijoje mundësinë e realizimit të të gjitha këtyre objektivave” vlerëson raporti teknik./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/11/2023 23:58

    Kjo foto eshte shume domethenese per mua.Ky ka qene fakulteti ku ka studiuar babai im,kurse pemet perreth jane mbjelle nga nxenesit e infermierise qe ne ate kohe ishte e mesme profesionale ku kishte studiuar dhe nena ime dhe nga studentet e fak.te mjekesise.Dy njerez qe do te lidhnin dashurine e jeten sebashku e njekohesisht ende pa e njohur njeri-tjetrin ishin kaq afer njekohesisht,njeri behej gati per provime e tjetri mbillte peme perreth! S'besoj te kete gje me magjike se kjo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari