Fakulteti i Mjekësisë, përplasja
e profesorëve, vazhdojnë akuzat

Fakulteti i Mjekësisë, përplasja<br />e profesorëve, vazhdojnë akuzat
TIRANE - Duket se debatet e nisura midis profesorëve të fakultetit të Mjekëisë janë vetëm maja e ajsbergut e problemeve që ka shëndetësia në vendin tonë. Profesorët, tashmë të ndarë edhe në dy grupe, nuk ngurrojnë të rendisin arsyet që për ta kanë çuar në këtë përçarje mes profesorëve që takohen çdo ditë në korridoret e spitalit.

Profesor Xheladin Çeka, i cili për disa vite me radhë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Kurrikulave të Universitetit të Tiranës thotë se duhet të dilet përtej këtij debati të ngushtë se kush do zgjidhet në krye të këshillit të profesorëve, dhe të shikohen problemet e vërteta të shëndetësisë, që sipas tij, ka nevojë për një reformë totale.“Nuk kam dëshirë të merrem se kush zgjidhet në krye të këshillit të Profesorëve. Por dhe nëse merrem, mendoj se aktualisht u zgjodh një nga profesorët më të spikatur të këtij fakulteti me veprimtari të gjërë pedagogjike, shkencore dhe administrative, prof. dr. Elsa Kone.

Por për mua, me rëndësi është tërë veprimtaria në sektorin e shëndetësisë. “Unë nuk marr përsipër të luaj rolin e dëshmitarit dhe e dyta nuk dua të merrem me askënd në veçanti, por vetëm me dukurinë. Me tërë kolegët profesorë në FM na lidhin shumë punë të përbashkëta, në shërbim të të sëmurëve dhe po ashtu për përgatitjen e mjekëve të rinj. Por përsa pyesni unë e mendoj kështu. Po çfarë ka ndodhur me të vërtetë? Ka ndodhur një dukuri që, me të drejtë, kryetarit të këshillit të profesorëve, i kishte kaluar mandati.

Por, prononcimi i secilit prej nesh sipas pikëpamjes time, nuk i jep të drejtën e të vërtetës asnjërit, secili nga ne e interpreton ligjin sipas mënyrës së tij. Me hapjen e UMT, ne kemi rregulluar me akte nënligjore vetëm statusin e UM, s’jemi marrë as me rregulloren e doktoraturave, as me rregulloren e këshillit të profesorëve, ndërkohë që është në fuqi Ligji i Arsimit të Lartë.

E dyta: është i treti kryetar i KP që zgjidhet në mjekësi, nga të cilët dhe ai i pari e zgjati mandatin, edhe kryetari i dytë e zgjati mandatin po me argumenta ligjorë, dhe me të drejtë u kërkua që edhe për këtë të fundit që u zëvëndësua, ishte tejkaluar mandati. Unë kam qenë një ndër personat që kam qenë dakord që të shqyrtohet mandati për arsye rinovimi. Por precedenti përpara kësaj zgjedhje (pra për kryetarin e dytë të KP), me sa di unë, nuk kishte rend dite zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në atë mbledhje thjesht pati për një rend dite tjetër, edhe u propozua një person si kryetar i këshillit të profesorëve. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbledhjen e fundit. U kërkua me insistim për tu zëvendësuar kryetari i KP. Shumë e drejtë, por nëse ka një grup kolegësh të nderuar që ngrenë një shqetësim, dhe paskan të drejtë t’i imponojnë Këshillit të Profesorëve që të ndryshojë rendin e ditës, për të hequr atë që ka tejkaluar mandatin, atëherë, me të njëjtën logjikë mund të propozoheshe, edhe i zgjedhuri i ri.

Madje me këtë logjikë, gjithkush kush ishte aty, kishte mundësi të propozonte apo të mbështeste këdo. Parë në këtë optikë, unë mendoj që kjo nuk është ngjarje. Në interpretim tim ngjarje është një gjë tjetër. Mjekësia ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Përse qenka kaq e çuditshme, kur në të gjithë botën akademike të qytetëruar dhe evropiane, strukturat drejtuese akademike i nënshtrohen zgjedhjeve, përse mjekësia na i dashka me sisteme të sajuara nga ligji dhe për mua pikërisht këtu duhet filluar.

Ka edhe një moment tjetër. Deri në 90-tën, mjekësia ka pasur vetëm 6 apo 7 profesorë, kemi aktualisht një VKM, që unë konstatoj se nëse ai vendim i këshillit të ministrave do të zbatohet me të njëjtën platformë, do të vijë një ditë që në mjekësi nuk do të ketë më ordinatorë dhe mjekë të tjerë, por do të thyejmë kokën me profesorë e prof të asociuar dhe natyrisht midis tyre do të ketë edhe përplasje. Pra mund të bëhesh profesor me 5-7 vjet pedagog i jashtëm, ndërsa një pjesë e mirë e këtyre profesorëve janë pa metra leksione. Është e nevojshme një reformë totale”, - na thotë Çeka.
Xheladin Çeka, Edmond Kapedani, dhe ish-dekani Alfred Priftanji
(Në foto: Profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, Xheladin Çeka, Edmond Kapedani, dhe ish-dekani Alfred Priftanji)

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!