"Falet" baroni i drogës Çela, nga 
arratia fiton gjykim të shkurtua

arratia fiton gjykim të shkurtua">
TIRANE - Gëzim Çela kërkohet nga Interpol si trafikanti më i rrezikshëm shqiptar në tregun e kokainës pasi një vit më parë i shpëtoi forcave të policisë kur zbuluan në vilën e tij në Laç një laborator kokaine. Por kjo nuk e ka penguar aspak që nga arratia të fitojë gjykimin e shkurtër në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke përfituar ulje dënimi me 7 vite. Është kjo dosja gjyqësore e Gëzim Çelës, për të cilin prokuroria nga pretenca e parë me 20 vite burg është detyruar të kërkojë 13 vite.

....
Një vit më parë Gëzim Çela, i konsideruar si baroni i drogës, mundi t’i shpëtojë operacionit të policisë kur në vilën e tij luksoze në Fushë-Kuqe u zbulua një laborator kokaine. Por nga arratia Gëzim Çela ka mundur të fitojë edhe gjykimin e shkurtuar. Për pasojë, i akuzuari në mungesë për trafik kokaine përfiton uljen e dënimin në masën 1/3. Në këto kushte, nga 20 vite burg që Kodi penal parashikon maksimalisht për trafik ndërkombëtar të drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda është detyruar të kërkojë vetëm 13 vite burg.

Pretenca është lexuar në mungesë pasi Gëzim Çela rezulton në kërkim nga Interpol, por në pranga kanë rënë 3 bashkëpunëtorët e tij Realt Hysolli, Kujtim Cela dhe e konsideruar “Tezja e Kokainës” Valentina Tufa. Kjo e fundit qëndron nën masën e sigurisë “arrest me burg” për llogari të një hetimi për trafik droge në Kosovë, ku pritet që më pas të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Me pretencën në mungesë ndaj Çelës prokuroria ka mbyllur hetimet dhe për Realt Hysollin të arrestuar në flagrancë me 7 kg kokainë në Morinë për të cilin kërkoi 9 vite burg.

Ndërsa përsa i përket vëllait të Gëzim Çelës, Kujtimit, Krimet e Rënda kanë veçuar procedimin penal duke e dërguar dosjen për kompetencë të Gjykatës së Kurbinit nën akuzën e kultivimit të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Ky proces drejtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi në rolin e kryesuese ndërsa pritet që brenda muajit korrik Krimet e Rënda të shprehen me vendim, duke mbyllur një nga dosjet e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Linja e trafikut drejtuar nga Gëzim Çela dhe “Tezja e Kokainës” u zbulua në vitin 2014, ku rezultoi se këta shtetas sillnin drogën nga Amerika Latine në Kosovë, Shqipëri e më pas me destinacion Europën.

Në operacionin e vitit të kaluar, policia sekuestroi në vilën e Gëzim Çelës 5 kg kokainë, 207 kg kanabis, 13 armë luftarake si dhe 143 mijë euro.

Kokaina jo me cilësi
Nga hetimi rezultoi, ndër të tjera se nga Kosova për llogari të të pandehurit Gëzim Çelaj kishte ardhur një sasi lënde narkotike e llojit “kokainë”, por kjo nuk kishte cilësinë e duhur. Për këtë arsye, kjo ngarkesë u vendos që do të kthehej mbrapsht për Kosovë në vendin e magazinimit të saj, si dhe do të merrej nga andej një ngarkesë tjetër për t‘jua shitur personave që do ta blinin atë.

Paratë për këtë ngarkesë, do t‘i dërgoheshin shtetasit shqiptaro-amerikan të paidentifikuar akoma si nga pandehuri i Gëzim Çela, ashtu dhe nga e pandehura Valentina Tufina. Kjo e fundit, rezultoi të ishte me njohuri në drejtim të përzierjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”,të njohjes së cilësisë dhe elementëve përbërës të saj.

Tersi, ditë e martë
Duke qenë se ishte ditë e martë, për të pandehurën Valentina Tufa konsiderohej si „ditë ters“, u vendos në bashkëpunim me të pandehurin Gëzim Çela që ngarkesa të nisej në drejtim të Shqipërisë një ditë më pas, më dt. 11.06.2014. I pandehuri Çela i kërkon korrierit, konkretisht Reald Hysolli, që të niset në dt. 11.06.2014 për në drejtim të Kosovës, vetëm i pashoqëruar me njeri me autoveturën e tij, tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 1881K. Hysolli shkon në vendin ku e kishte lënë takimin me të pandehurën Valentina Tufina.

Pas takimit me të dhe bashkëpunëtorë të tjerë të saj aty, ai, ngarkon në makinën e tij duke e fshehur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë“,të ndara në 14 pako të mbështjella me natriuban. Edhe këto takime dhe kontakte janë vëzhguar nga autoritet e drejtësisë dhe policisë në Kosovë.

Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e të pandehurit Gëzim Çela në Fushë-Kuqe, ku jetonte së bashku me familjen e të vëllait,të banesës së Kujtim Çela, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, 5 kg lëndë narkotike “heroinë”, lëndë përzjerës për lëndë narkotike, si edhe 13 armë luftarake,  143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi lënde narkotike “heroinë” e 7 kg kokainë.

Ekspertja e kokainës, në gjyq brenda muajit shtator 
Ekspertja e kokainës me profesion laborante Valentina Tufina pritet të ekstradohet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ku pritet të gjykohet për akuzën e trafikut të kokainës. Sipas burimeve të prokurorisë Tufina do dërgohet në gjykatë si e pandehur në muajin shtator. Hetimet ndaj saj janë në përfundim e sipër, por pritet vetëm ardhja e saj nga Kosova. Valentina Tufina, bashkëpunonte me Gëzim Çelaj duke e orientuar këtë të fundit lidhur me cilësinë e mallit që duhet të blinte. Sipas prokurorisë, ajo kryentë çdo provë përpara se malli të blihej nga Gëzim Çelaj.

Kerkesa e Prokurorise
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 20 vjet burgim për shtetasin Gëzim Çelaj dhe 13 vjet e 6 muaj burgim për shtetasin Realt Hysolli, të akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”. Të bashkëpandehur në këtë procedim kanë qenë fillimisht edhe shtetasja Valentina Tufa dhe shtetasi Kujtim Çelaj. Shtetasja Valentina Tufa është hetuar në një procedim më vete, për faktin se ajo është arrestuar në Kosovë dhe u ndoqën procedurat për dërgimin e letër-porosive autoriteteve kosovare. Po ashtu, gjykimi për shtetasin Kujtim Çelaj iu kalua për kompetencë gjykatës së Kurbinit, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje armë pa leje”.

Nga hetimi nisur gjatë vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda kishte krijuar dyshime se shtetasi Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare, si edhe me autoritetet gjyqësore të Kosovës, në dt. 12.06.2014 u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili ishte korrieri që po sillte me automjet rreth 7 kilogramë kokainë për llogari të shtetasit Gëzim Çela. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga bashkëpunëtorja e shtetasit Çela, shtetasja Valentina Tufa. Kjo e fundit, pas një koordinimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe kosovarë, u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku nga kontrolli në atë ambjent u zbulua edhe një laborator për përpunimin e lëndës narkotike kokainë. Bashkë me të pandehurën Valentina Tufa, u arrestua edhe shtetasi kosovar Veim Berisha, posedues i ambjentit, si edhe disa shtetas të tjerë kosovarë.

Në kohë reale me këto arrestime, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e personit kyç të këtij trafiku, shtetasit Gëzim Çelaj. U bënë kontrolle në banesën e tij 3-katëshe në Fushë-Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij. Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e të pandehurit Gëzim Çela në Fushë-Kuqe, ku jetonte së bashku me familjen e të vëllait, Kujtim Çela, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, 5 kg lëndë narkotike “heroinë”, lëndë përzjerës për lëndë narkotike, si edhe 13 armë luftarake. Po ashtu, nga kontrolli në apartamentin e të pandehurit Gëzim Çela në Tiranë u zbuluan rreth 143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi lënde narkotike “heroinë”.

Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, në përputhje me nenin 403 e vijues të Kodit të Procedurës Penal, mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar procedurën me gjykim të shkurtuar, pra vijimin e gjykimit me aktet në gjendjen që ishin aktet e prokurorit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e gjykatës, gjë e cila u krijon mundësi të pandehurve të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallen fajtor. Për këtë arsye, në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon si dënim përfundimtar 13 vjet burgim për të pandehurin Gëzim Çela dhe 9 vjet për të pandehurin Realt Hysolli

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë