Falja 80 % e kamatëvonesës, Rama:
Respekt për kë paguan energjinë!

Falja 80 % e kamatëvonesës, Rama:<br />Respekt për kë paguan energjinë!
TIRANE – Falja në masën 80 % e kamatëvonesave të faturave të papaguara të energjisë elektrike, i ka dyndur qytetarët debitorë drejt zyrave të OSHEE për të përfituar nga ky vendim deri në fund të shkurtit të 2015.

Zyrat e shërbimit publik të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të punojnë edhe në fundjavë deri në orët e mbrëmjes për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve.

Një vlerësim i veçantë për debitorët që kanë vendosur ta shlyejnë të plotë borxhin e energjisë, ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama.

Fluks i madh në sportelet e OSSHE-së deri natën! Kujtesë: Kush paguan gjithë borxhin menjëherë ul 80% kamatëvonesën. Respekt për kë paguan!”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi sot se zyrat e operatorit do të rrinë hapur deri në orën 22:00, edhe në fundjavë në shërbim të qytetarëve që po paguajnë faturat e pashlyera të energjisë elektrike.

Kushdo që paguan të gjitha faturat e prapambetura deri në fund të shkurtit të vitit 2015 përfiton 80 ulje të kamatvonesës. Ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta shlyejnë të gjithë vlerën në këtë afat, do të kenë mundësi t’i paguajnë faturat e prapambetura me anë të kësteve mujore që variojnë nga 2500 lekë, ndërsa për familjet në nevojë kësti do të jetë 1 mijë lekë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë