Falsifikim dokumentesh, kërcënim dhe ndotje mjedisi, 6 të arrestuar në Durrës

Falsifikim dokumentesh, kërcënim dhe ndotje mjedisi, 6 të arrestuar në Durrës

Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga ditën e sotme 6 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në pranga është vënë I.A., 32 vjeç, banues në Turqi, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Ai akuzohet nga policia për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve"

Po ashtu, është arrestuar edhe E.A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një kompleks pallati në lagjen Nr.1 Durrës, pasi 50-vjeçari me iniciale I. K., duke punuar ka pësuar dëmtime me gur fresibël në këmbë.

Edhe 27-vjeçari me iniciale U. D., është arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi për motive të dobëta ka kanosur verbalisht si dhe i ka dëmtuar automjetin shtetasit E.N., 25 vjeç, banues në Krujë.

Sh.Sh., 44 vjeç, S.B., 74 vjeç dhe A.D., 59 vjeç, banues në Krujë, janë arrestuar nga policia, pasi në Krastë në një gropë gëlqere po digjnin mbetje të ndryshme duke shkaktuar tym dhe ndotur mjedisin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona