Falsifikim parash, vjedhje dhe aksident, 5 të arrestuar në Durrës

Falsifikim parash, vjedhje dhe aksident, 5 të arrestuar në Durrës

Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, ku njëri prej tyre ishte në kërkim. Një 20 vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua pasi në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një "Fast Food" në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Në Durrës policia arrestoi shtetasi E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, pasi  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I. Një 42-vjeçar u arrestua pasi në rrugën "Adria" në Durrës duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një 63-vjeçar u arrestua për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Falsifikim i monedhave", "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpetim Shima: 09/06/2020 09:52

    Po besoj se po, ato jane deputet qe i perkasin opozites jashte parlamentare, dhe per rrjedhoje jane aty prej tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë