Falsifikimi për paratë/ Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg! Ja kur jepet vendimi nga gjykata

Falsifikimi për paratë/ Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg! Ja kur jepet vendimi nga gjykata

Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Më datë 26 shkurt, Prokuroria e Fierit pritet të japë pretencën për Luiz Ejllin, i akuzuar për veprën penale falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.

Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por u shty për më 26 shkurt ora 12:45.

Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Këngëtari Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e avokatit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elmira: 26/02/2024 09:27

    boll o njerez te lige u moret me luizin eshte drite e bukur ja morshi te gjithe te ligat ju qe e keni zili.

    Përgjigju
  • Iris: 26/02/2024 01:19

    Luiz Ejlli,avokat e me zyre noterie!! Pse nuk e vazhdoi kete profesion me te cilin koleget e tjere po korrin para,apo e kishte marre diplomen sic kishte dhene kete /deklaraten noteriale/?! S.d.q nuk besoj t'a denojne rende.Kush e fut ne burg yllin e BBV,bashkeshortin e Kiares e babain e femijes se palindur akoma!!

    Përgjigju
    • Or tej: 28/02/2024 14:56

      Nje firme ka vene sic cdo noter or teeeejjjjj.

  • tir: 25/02/2024 20:12

    placin gojet e liga LUIZ EJLLI eshte me i miri xhelozi shqiptare nuk duan te shohin njeri mire placin o zot.luiz je me i miri vazhdo sa me lart te pafshim o mret.

    Përgjigju
  • Lenci: 25/02/2024 13:41

    QE KY ESHTE MASHTRUS.... NUK E VE NE DYSHIM NJERI..... TANI SE SHPEJTI DHE ME VENDIM GJYKATE..... LUANI NE KAFAZ.

    Përgjigju
  • I stisur: 25/02/2024 13:40

    E i stolisur

    Përgjigju
  • Besi: 25/02/2024 12:49

    Gare kush e mund Luizin. Me shume protestues ne bulevard mbledh Luizi se Saliu i syrgjynosur

    Përgjigju
  • cash: 25/02/2024 12:13

    Shqiperine e ka marre lumi, idiotet si ky fallsifikatori behen idhuj per te rinjte, hajdutet shites te fiqve behen drejtues bashkish, drogaxhinjte behen kryeministra, ndersa fakiret burgosen dhe vdesin ne burg se kane lene pa paguar energjine. Hajdutet qe rrembejne pa u trembur shkojne ne azil ne Zvicer, dashnoret qe lene mbas i ze stresi se nuk kane mjaftueshem tuba sobe per ti mbushur me eurot e korrupsionit. Keshtu do te mundesha te vazhdoja akoma, por pak ndihmon.Qe ta permbyll, cfare arsimimi ka ky analfabeti qe ka marre licence noterie? Apo thjesht se ishte i dashuri i vajzes se spiunes se Sigurimit? Enver cohu dhe njehere.

    Përgjigju
    • Besi: 25/02/2024 14:32

      nuk ka qene i dashuri por burri o tru shpelare apo edhe dy ll po deshe ti shtojme pa pike problemi, ka bere ate pune qe bejne sot shume notere apo do thuash ti burgosim te gjithe noteret vetem pse kane kliente me lek se edhe ti cash e paske tru peshkun me vjen keq qe po ta them. Po ky vip te mbledh noizin, mandin e nishtulles, gjikon, kiden, encen qe mbushin stadiumet dhe sheshet dhe behet kandidat per kryeminister sepse e do populli jo kryetari

  • anna: 25/02/2024 11:51

    pema me kokrra luiz gjuhet je i pa ndalshem je yll bote.

    Përgjigju
  • BB TANZANIA: 25/02/2024 11:11

    Ky qe donin ta benin km , na doli ndryshe

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/02/2024 10:50

    Ska shance te denohet…do shkoje zarfi i bardhe ne gjykate dhe cdo gje do rregullohet sipas ligjit..

    Përgjigju
  • lola: 25/02/2024 10:44

    luiz drita e diellit.

    Përgjigju
  • xhen: 25/02/2024 10:38

    patjeter dikujt i intereson qe te xhysi luanin.po luizi pa diskutin eshte personi me i pelqyer dhe do te mbetet i tille per shume kohe.LUIZI eshte dashuri o zot paste vetem dite te bukura jeta e luizit.

    Përgjigju
  • elinda: 25/02/2024 10:23

    LUIZ EJLLI eshte fenomeni eshte njeriu me i vertete ne kete vend. kush e ka inat plast o zot.

    Përgjigju
  • Sul Kerthiza: 25/02/2024 09:29

    STOP KORRUPSIONIT,STOP SELIMIT E STOP BRAHIMIT.

    Përgjigju
  • E verteta: 25/02/2024 09:00

    Eshte shtatzan ajo qe ka marre per grua dhe do e fale gjykata. E kap dhe amnistia e Manjas. Pastaj mos harroni qe eshte miku i Lalit, i Rames, i Becit. Keta nuk denohen as paraburgosen. Duhet te jesh fakir qe ligji te zbatohet.

    Përgjigju
  • Nardi: 25/02/2024 08:33

    Në burg mo për këtë mashtrues fallsifikator

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë