Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për falsifikim i dokumenteve.

Policia bën me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat se 33-vjeçari me inicialet A.S., dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mbi 33-vjeçarin rëndojnë akuzat "Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.